PD: Rama ka kohë që ka hyrë në karantinë mendore! Po të dilte nga bota e tij virtuale s'do të bëhej gazi i botës

PD: Rama ka kohë që ka hyrë në karantinë mendore! Po të dilte nga bota e tij virtuale s'do të bëhej gazi i botës

Kreu i PD Lulzim Basha

Partia Demokratike ironizon kryeministrin Edi Rama, lidhur me deklaratën e këtij të fundit se Shqipëria nuk ka asgjë më pak se Turqia, Italia apo Anglia, sa i përket përballimit të situatës së COVID, duke nënkuptur këtu se janë marrë të gjitha masat si në këto vende.

Krahas një videoje PD shkruan se Rama ka kohë që ka hyrë në një karantinë mendore, ndërsa i bën thirrje të dalë nga bota e tij virtuale.

"Ky burri ka kohë që ka hyrë në një karantinë mendore. Sikur të dilte pak fare nga bota e tij virtuale dhe ta shihte Shqipërinë me sytë e të varfërve, mjekëve, mësuesve, prindërve, nuk do të bëhej gazi i botës. Mos u habisni prej marrëzive që nxjerr nga goja! Do të dëgjoni pa fund nga këto deri më 25 Prill", shkruan PD.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:45
Rama sot Vlorë kërkoi mandat të tretë, reagon Shehaj: Pse shqiptarët duhet t’ia japin?

Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj, ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama sot në Vlorë.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ai shkruan se Edi Rama ishte sot në Vlorë me Afrim Qendron, por ngre pyetjen se përse shqiptarët duhet ti japin një mandat të tretë kur ai sipas tij vazhdon të abuzojë me pushtetin dhe grabit paratë e shqiptarëve.

"Pamja e Edi Ramës sot në Vlorë me Afrim Qendron në krah të djathtë është ilustrimi më domethënës i kësaj qeverisjeje; abuzim i pushtetit, grabitje e parave të shqiptarëve dhe pandëshkueshmëri. Pse shqiptaret duhet t’i japin këtyre një mandat të tretë? Pasuria përrallore dhe pushteti i pamerituar e kanë bërë Edi Ramën arrogant me njerëzit e thjeshtë, përçmues me sipërmarrësit e ndershëm dhe shpërfillës ndaj të ardhmes së shqiptarëve", shkruan ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 15/11/2020 15:54

    Luli eshte bite me vete .As i rreh se pwr cfar e akuzojne me fakte

    Përgjigju
  • Endri: 15/11/2020 10:24

    S’ke faj ti! U katapultove ne detyrat me te rendesishme, asnje pune s’e bere (mor po ASNJE!) qe ta kujtojme kudo qe ishe. Emri yt del ne skandale pa fund, madje edhe perpara se te hyre ne politike (antikombetare!). Te pakten Edi Rama, me gjithe defektet, ca pune ja numerojme. Keshtu qe derdellit sa te duash, sa te jesh ti, botoksi me te shoqin verdalle, vota ime shkon per ER. Kaq kam ne dore, po te kisha me shume te kisha nxjerr para gjykates dhe ti konfiskonim can nga vjedhjet qr ke bere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?