Lista e hapura/ PD: Dy nenet që shkeli Edi Rama në paktin e dakordësuar me heqjen e koalicioneve parazgjedhore (VIDEO)

TIRANE-Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se pakti i 5 Qershorit do të miratohet në Kuvend dhe se hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve nuk e prek. Por Partia Demokratike përmes sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi akuzoi Edi Ramën se me ndalimin e koalicioneve shkeli marrëveshjen e 5 qershorit.

Por ku bazohet selia blu për akuzat? Gazment Bardhi u shpreh se në nenet, 19 dhe 36 të draftit të dakordësuar pas marrëveshjes së 5 Qershorit mes palëve parashikohet që koalicionet të jenë në fuqi dhe jo të ndalohen, por me lëvizjen e fundit, sipas tij, Edi Rama e shkel paktin. 

"Për partitë pjesëtare të koalicionit që garojnë me lista shume-emërore të veçanta numri i kandidatëve në listën shume-emërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shume-emërore të partisë duhet të jetë i plotpjestueshëm me numrin tre". Pikërtisht në këtë, pra nenin 19 të dakordësimeve të përkthyera më pas në amendime ligjore, PD-ja thotë se ishte i qartë parashikimi që koalicionet lejohen.

Neni i dytë që evidentoi PD-ja ishte, 36-të në draftin e dakordësuar thuhet shprehimisht se “Në rast kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë”. Duke i lexuar këto dy nene, PD-ja akuzon Edi Rama se këtu ka shkelur paktin e 5 Qershorit.

"Edi Rama gënjeu para shqiptarëve dhe partnerët strategjikë sot, kur deklaroi se do ndryshimet kushtetuese nuk prekin koalicionet. Faktet e mëposhtme nxjerrin zbuluar gënjeshtrat e Edi ramës:

Neni 68 i Kushtetutës aktualisht parashikon se:

“Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit.”

Pra, parashikimi aktual për koalicionet në kushtetutë, është shumë i qartë. Cfarë bën Edi Rama me ndryshimin kushtetues, të miratuar nga Komisioni i Ligjeve? E zhduk termin koalicione dhe e riformulon nenin 68 të Kushtetutës, si më poshtë:

“Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit.”

Kjo ndërhyrje e njëanshme në Kushtetutë shkel Marëvëshjen e 5 Qershorit:

Ja faktet:

Drafti i dakordësuar dhe firmosur nga palët, që Edi Rama thotë se do ta miratojë pa ndryshime. parashikon se “partitë pjesëtare të koalicionit të garojnë me lista shumemërore të veçanta”. Pra, marrëveshja, jo vetëm lejon koalicionet parazgjedhore, por u jep mundësinë partive politike brenda një koalicioni të garojnë me lista të veçanta”.

Drafti, i dakordësuar mes palëve sipas Marrëveshjes së 5 Qershorit, ku thuhet shprehimisht se “Për partitë pjesëtare të koalicionit që garojnë me lista shumemërore të veçanta numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy.”

Ky nuk është neni i vetëm, që nxjerr zbuluar fatin se Edi Rama po prish marrëveshjen me heqjen e koalicioneve. Në nenin 36 të draftit të dakordësuar thuhet shprehimisht se “Në rastin kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë.”

Sic duket qartë, e zezë mbi të bardhë : PS ka rënë dakord dhe ka firmosur që jo vetëm të vazhdohet me koalicionet parazgjedhore, por gjithashtu që një parti politike, pjesë e një koalicioni parazgjedhor, të paraqesë listën e vet të veçantë.

Këtë dakordësi të arritur me mbështetjen e partnerëve strategjikë SHBA dhe BE përmes,  Edi Rama po tenton ta zhbëjë me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës.

Këto janë faktet që tregojnë se Edi Rama gënjen. I tmerruar nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm, me prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit ai po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Opozita e Bashkuar është e vendosur ti shërbejë vetëm interesit të qytetarëve. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel, Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, dhe Bundestagut, dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit" tha Bardhi.


Nenet qe denoncon PD-ja se po ndryshohen kunder marreveshjes se arritur me dakordesi në 5 Qershor

( Kliko këtu ) Dokumenti i plotë Amendamentet finale që u bënë bazuar te pakti i Këshillit Politik në 5 Qershor

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • @Gazmenda: 16/07/2020 11:59

    A je lesbik ti Gazmrnda?

    Përgjigju
  • ERP: 15/07/2020 19:57

    Me qiri i gjen Lyli keta?!! Ne rastin me te mire nuk te frymezojne fare, ne rastin me te keq hajduter me patente. I zgjedh si vetja

    Përgjigju
  • Ua ua: 15/07/2020 16:25

    Gaz By** a . Sa i mencem eshte ky djale jashtqitje nxjerr si nga goja dhe nga mbrapa ... hajde dru me pre e ne zanat te kam dhje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë