Listat e hapura dhe koalicionet, Rama: Jam gati të takoj Bashën, nëse s'e do më paktin e 5 Qershorit e heqim! Presidenca seli e opozitës

TIRANE-Kryeministri Rama shprehu gatishmërinë për të takuar kryetarin e PD-së, por duke i përcjellë dhe një mesazh të qartë "Nëse nuk e do marrëveshjen e 5 qershorit mund ta heqin". “Budalla është ai që nuk ndryshon mendje”. Kështu e justifikon kryeministri Edi Rama faktin që ka ndryshuar qëndrim për hapjen e listave. Kreu i mazhorancës e thotë prerë se nuk do të ketë tërheqje nga ndryshimet në kushtetutë.

"Kjo nismë, hapja e listave, ka pasur konsensus të plotë me opozitën parlamentare në votimin e djeshëm dhe faktikisht jemi në mes si shumicë dhe PS, të dy palëve me të cilat kemi konsensus të plotë për atë që këto palë më vete duan dhe nuk kemi konsensus për atë që këto palë në vete nuk duan.

Reagimi i opozitës jashtë parlamentare dhe presidenciale ndaj kësaj nisme kushtetuese është i papranueshëm, qoftë në aspektin etik, politik apo kombëtar. Pse? Sepse unë e di, ju dhe populli, as opozita parlamentare apo presidenciale nuk e vlerësojnë Kuvendin, por kjo nuk e ndryshon faktin që parlamenti i vendit është sovran. Qoftë presidenti, sepse etika profesionale është baza e shkruar në kapitullin e parë të edukatës, apo opozita parlamentare që vendosi ta braktisë Kuvendin me vullnet të lira.

Ne do ta diskutojmë me opozitën parlamentare detajimin e nismës pa cenuar asnjë pikë të cka në kodin zgjedhor do integrohet si fryt i marrëveshjes me opozitën jashtë parlamentit. Sot PS-ja ka konfirmuar zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit" tha Rama. 

VIDEO/Deklarata e plotë e kryeministrit Edi Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:43
Ndryshimi i Kushtetutës me shpejtësi, Rama: Na vonoi PD-ja! Ndërkombëtarët? Secili ka opinionin e tij, PS-ja qendër graviteti

Edi Rama u pyet sot se përse ka ndryshuar mendim nga deklarata kur ishte në opozitë duke ndërhyrë me shpejtësi në Kushtetutë, ndërsa u përgjigj duke e justifikuar me argumentin se u vonuan duke pritur opozitën.

"Churchilli ka thënë se "Budalla është ai që nuk ndryshon mendim". E them këtë lidhur me listat e hapura. Nuk kam qenë asnjëherë për listat e hapura, por unë nuk jam këtu për të mos ndryshuar mendim, kur njerëzit i dëgjoj me shumë vëmendje. Është e vërtetë që ne jemi vonuar, sepse kemi pritur 2-3 vite që PD-ja, të vinte në tryezë, kemi pasur mundësi ta bëjmë që në nëntor (vitit të kaluar) pasi ne e thamë ata erdhën. Kishim në dorë ta bënim, nuk e bëmë se kishim dëshirë ta bënim me ata, sepse janë realitet politik, sepse nuk shoh nga lindja nuk i mohoj realitetet politike sikur do të bëhej në lindje në këto kushte.

Në këto momente ka mjegull, tendencë për të mos lejuar që gjerët të shkojnë në drejtim të papëlqyeshëm si rezultat i ndonjë kërcënimi tjetër jashtë gardhit të arsyes. Unë mendoj se gjërat do të shkojnë në vendin e vet. Me partnerët unë gjithmonë funksionoj "secili me të drejtën për të pasur opionin e vet dhe për t'u dakorëdësuar në proces edhe kur nuk jemi dakord". Unë jam i bindur, që thelbi është i padiskutueshëm, nuk mund të cohet një njeri dhe të thotë se Rama po bën dicka anti-demokratike. Hapja e listave? Si? Sqarimi do të vijë kur gjërat të jenë të shkruara dhe do të thonë, ku është pabarazia?".

Report Tv e pyeti kryeministrin Edi Rama se cfarë mendon për deklaratat e Lulzim Bashës se në këtë kohë pandemi vetëm Shqipëria dhe Rusia po ndryshojnë Kushtetutë. "Kush është në lindje që kërkon listat e hapura, keni ndonjë informacion, nuk e di. Nuk funksionon kështu, o kënej o anej, ne jemi qendra e gravitetit të politikës shqiptare. Mundohet të pajtojë sa më shumë të tjerë rreth një qëllimi dhe objektivi".

Ora 14:35
Rama: Basha si 'Godoja', ëndërr do ishte të takoheshim te selinë e opozitës presidenciale

Gjatë konferencës për shtyp, Edi Rama u shpreh se do të shikohet që të garantohet përfaqësimi gjinor me hapjen e listave. "Do të shikojmë si mundet të garantojmë përfaqësimin gjinor duke i hapur më shumë listat se ajo që parashikohet dhe plus, është një ndryshim i rëndësishëm nga procesi, njerëzit duhet të shkojnë dhe do të kenë, jo vetëm një votë për partinë, por edhe një për deputetin.

Ka më shumë komplikime. Lidhur me kuotat gjinore 1/3 në një listë 100% të hapura do të humbasim në përfaqësimin e grave, prandaj duhet të kemi një balancë, po mendojmë si dhe Kodi është aty, mund të ndryshohet prapë pas zgjedhjeve, me Lulzim Bashën nëse nuk do të ndryshojë mendim, kush do të jetë kryeministër është e hapur gjëja.

Të presim Bashën është sikur të presësh Godonë, prandaj i takon Kuvendit dhe Kuvendi do ta bëjë. Në ëndrrën më të bukur do të doja të ishim të gjithë bashkë në selinë e opozitës presidenciale dhe të dilnim në fotografi në distancë sociale. Tani ta provojnë në zgjedhje nëse janë ata që duhet të na drejtojnë nëse marrin votën e popullit të tjerët do të ndryshojnë pozicionet".

Ora 14:32
Rama paralajmëron Bashën se pakti i 5 Qershorit mund të prishet: Mos kujto se jam budalla apo peng

Kryetari i PS-së Edi Rama paralajmëroi Lulzim Bashën se pakti i 5 qershorit mund të prishet nëse vijon me kërcënimet dhe shantazhet. "Nëse Basha bën sikur marrëveshja nuk ekziston dhe turret për të mbushur dynjanë me dokrra dhe për të mbushur Shqipërinë me llafe të ulëta ndaj parlamentit dhe shumicës cdo gjë mund të ndodhë, se ne atë marrëveshje e bëmë për të kënaqur ata, por nëse ata thonë nuk ekziston, cdo gjë mund të ndodhë, prandaj duhet të jemi seriozë deri në fund dhe të nxjerrin mësimet nga historia e afërt. Unë dhe PS-ja nuk merremi peng nga askush në globin që rrotullohet dhe nuk shantazhohemi dhe nuk i nënshtrohemi asnjë ultimatumi. Për budalla dhe peng harrojeni, kjo nuk ndodh. E them këtë me dashamirësi për Bashën dhe ata që po të më kishin dëgjuar mua nuk do iknin nga parlamenti dhe sot do të ishin në të tjera kushte".

Ora 14:18
Rama: Po të isha në vendin e Bashës do ta takoja kryeministrin! Unë jam gati... ne komunikojmë

Edi Rama deklaroi sot se është gati që të takojë Lulzim Bashën. "Nëse unë do të isha Lulzim Basha, natyrisht nuk jam, dhe nuk është i detyruar të më dëgjojë, do të isha në vijimësi i interesuar për dialog, tryezë, marrëveshje, rimarrëveshje në proces dhe mund ta them këtë se unë kam qenë aty ku është Basha. Dhe kur isha në krye të opozitës, ju e dini, i kam shkruar më shumë se një herë kryeministrit të asaj kohe, se dua të takohem.

Është gjithmonë kryeministri problemi, jo kryetari i opozitës, kur është fjala për t'u ulur për t'u takuar. Teorikisht thuhet se kryeministri mund të humbë më shumë kur takohet, por unë nuk e kam problem, Luli e ka problem, ndoshta duke menduar se kështu  shpërndan zërat që ne ndërkohë ne komunikojmë, por nuk funksion kështu. Të takohemi? Patjetër në cdo herë për cdo gjë. Duhet të flasim dhe diskutojmë. Nuk është me ultimatume dhe kërcënime" tha ai.

Ora 14:12
Listat e hapura, Rama: Presidenca seli e opozitës, Meta do i nënshtrohet Kuvendit

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së Metës i cili tha dje se vetëm 82 deputetë janë legjitim në parlament. Edi Rama tha sot se Presidenti Ilir Meta është në opozitë. Sa i përket deklaratës së tij për ndryshimet kushtetuese, Rama tha se Meta nuk ka të drejtë të japë opinion, por do i nënshtrohet vendimit të Kuvendit.

"E besoni që realisht nuk i kam ndjekur këto por atë të 82-ve e dëgjova, po mirë, po marrëveshjen si do ta votojmë? Nuk e votojmë dot, që Presidenti e ka përshëndetur dhe e pëlqen kaq shumë, apo është si qershitë e Nastradinit, ka qershi të mira dhe të pangrënshme sipas oreksit të Presidentit.

Që presidenti është ndryshe nga Basha e njeh mirë aritmetikën. Sa i përket legjitimitetit të parlamentit është histori e vjetër, por presidenti në mënyrë të vazhdueshme komunikon me parlamentin, kthen ligje, bashkëpunim...Parlamenti nuk është porta e qershive të Nastradinit dhe nuk mendoj se parlamenti është Nastradini. Presidenti është në opozitë, Presidenca është seli e opozitës.

Kemi tre opozita, parlamentare, jashtëparlamentare dhe presidenciale. Por me atë presidenciale i kemi marrëdhëniet institucionale. Nismën do ta vlerësojë Kuvendi, por presidenti do të dëgjojë cfarë do të vendosë Kuvendi. Presidenti nuk ka as kushtetutshmërit të drejtën të japë opinion zyrtar për ndryshimin e kuishtetutës, do i nënshtrohet vendimit sovran të parlamentit" tha ai.

Ora 13:55
Rama: Basha të bëhet gati për humbjen e radhës, populli më i mërzitur me opozitën se me qeverinë

Referuar debateve për ndalimin e koalicioneve, Edi Rama i tha Lulzim Bashës se nëse mendon se në pushtet vihet me formula atëherë të përgatitet për humbjen e radhës. Madje, Rama tha se populli është më i mërzitur me opozitën se me qeverinë.

"Nuk jam aq budalla sa të mos kuptoj që atë që shqiptarët e duan sot, PS-ja nuk mund ta refuzojë dhe pastaj të marrim ne koston. E gjitha lidhet me idenë dhe frikën, i gjithë atyre që e duan Shqipërinë se mos çmendet prapë grupimi i partive që janë jashtë për të bërë atë që bëri. Një qeveri pas 7 viteve ka më shumë te meta se pas një viti, por populli të jetë më i mërzitur me opozitën se me qeverinë nuk e kam parë në ndonjë vend, edhe njerëzit e mërzitur me ne janë më të mërzitur me opozitën. Këto kërcënime apo gjoksin imagjinar të Mic Sokolit i përkasin të shkuarës.

Koalicionet nuk ndalohen dhe nuk do të ndalohen, së dyti në kohën që i referoheni kishim një sistem që e kishim akoma deri kur të ndryshojë dhe me atë kemi fituar dhe humbur, prandaj pyetja është pa sens, por cdo gjë është e përmirësueshme, edhe qeveria prandaj bëhen zgjedhjet dhe jo më përmirësimi i procesit zgjedhor. Ne po bëjmë një përmirësim të procesit zgjedhor. Nëse Basha mendon që në pushtet vihet me formula dhe me rrugë që nuk kalojë nga vota e qytetarëve, atëherë thjesht dhe vetëm përgatitet për humbjen tjetër. Nuk mendoj që në Shqipëri gjerat ndahen me formula, por tek mejdani. Kush ka më shumë vota fiton. Nëse PD-ja është e pandalshme nga ajo që deri dje e quante SHPK-ja e Monikës, me Ndokën, Fate Mediun, të gjithë me radhë askush nuk do i ndalojë" tha ai.

Ora 13:45
'Zgjedhorja kusht për negociatat'! Rama-Sorecës: BE kërkon miratimin dhe jo të kënaqet Luli

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca tha sot se miratimi sa më parë nga parlamenti i marrëveshjes së 5 Qershorit për Bashkimin Europian është një kusht i panegociueshëm në rrugën drejt unionit. Por, për Edi Ramën rëndësi ka produkti, pra miratimi i reformës zgjedhore për të shkuar në konferencën e parë ndërqeveritare dhe jo instrumenti për të kënaqur Lulzim Bashën apo partitë e tjera jashtë parlamentit. Edi Rama mori shembullin e disa shteteve që shumë reforma kyçe janë bërë pa miratimin e opozitës.

"Së pari nuk dua që ne ta rrëzojmë atë marrëveshje edhe pse mua nuk më pëlqen, por ky është një proces ku  unë i pari që flas për të tjerët dhe PS-ja, që ndërvepron duhet të japë shembullin dhe po e jep, ne nuk na pëlqen, ne donim depolitizimin e administratës dhe më vjen keq që Basha thotë e bëmë me zor, nuk e bëmë me zor.

Nuk ka asnjë vend që Shqipëria të bëjë marrëveshjen me Bashën apo partitë jashtë parlamentit për të bërë konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipëria është shtet sovran, që me vullnet të plotë dhe në funksion të ëndrrës së madhe troket për të hyrë në BE. Nuk është as Rama, as Basha, është shteti shqiptar.

Dhe shteti ka detyrimin të provojë se është në gjendje të përmbushë ato standarde për të qenë anëtar i familjes europiane dhe konkretisht, këtu më erdhi edhe kjo ma dha Taulanti këtë të ambasadorit. Reforma zgjedhore është kusht kyc, patjetër, marrëveshja është një nga instrumentet, ndërkohë që gjykimi bëhet mbi produktin dhe jo kush u mërzit apo gëzua nga reforma, kjo nuk është pjesë e standardeve europiane, që të jetë i gëzuar Luli" tha ai.

Ora 13:31
Rama: Nuk po heq koalicionet, po parandaloj devijimin e votës si në rastin e 'Dushkut'

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nisma nuk heq koalicionet, por parandalon devijimin e votës si në rastin e 'dushkut'. "Cfarë po bën Shqipëria, po heq koalicionet? Jo! Në asnjë mënyrë. Po krijon një kuadër ku koalicionet do të funksionojnë si në cdo vend të Europës dhe jo si rrap pas dushkut, ju kujtohet historia e devijimit të votës. Si mund të kemi ne një sistem ku vetëm në Tiranë kemi 3 mijë kandidatë, ku është parë? Edhe ata që marrin vota për një parti ia cojnë tjetrës, kaq po bën Shqipëria.

Dhe nëse ka dicka që nuk përputhet me standardin, absolutisht i gatshëm që të dëgjoj, por nuk është standard pëlqimi apo mospëlqimi i Bashës apo partive të tjera që braktisën parlamentin. Ky nuk hyn si standard. Kërcënimi, ose si themi ne ose këtu do të bëhet nami, nuk funksionon, nuk ka dhe nuk ka për të funksionuar. Kërcënimi se bota do të thotë se këta nuk janë për në Europë, është në planin kombëtar një akt i dënueshëm dhe dënimin e jep populli me votë. Ky është mendimi im në tërësi. Unë jam respetues ndaj miqve" tha ai.

Ora 13:31
Rama-Bashës: Nëse nuk e do më paktin e 5 Qershorit e heqim

Lulzim Basha deklaroi sot se Edi Rama e hodhi në kosh marrëveshjen e 5 qershorit me lëvizjet për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve. Por Edi Rama u përgjigj duke i thënë se nëse vërtetë nuk e do më marrëveshjen, e heqim.

"Cdo pikë e kërkuar nga PD-ja do të respektohet dhe sot miratuar nga ana jonë, shpresoj ta gjejnë konsensusin edhe me palën tjetër, pjesë e Kodi Zgjedhor, PD-ja nuk ka ekskluzivitet mbi parlamentin. Nëse Basha mendon se marrëveshja është hedhur në kosh dhe nëse vërtetë nuk e do më marrëveshjen ka një mënyrë shumë të thjeshtë, ka një mënyrë për ta provuar që ekziston, ta heqim, të depolitizojmë administratën zgjedhore, të bëjmë edhe 2-3 ndryshime të tjera që ne i donim ata jo dhe unë mendoj që do i bënim mirë vendit, zgjedhjeve. Natyrisht e them këtë për të kuptuar të gjithë se e kundërta është e vërtetë, marrëveshja është aty dhe ne do të bëjmë çmos që të votohet me konsensus nga opozita parlamentare, që për fat të keq ka huqet e shtëpisë ku është rritur dhe kioskave përreth" tha ai.

Ora 13:21
Rama i përgjigjet zyrtarit të CDU-së: Je mik i Bashës, mban krahun e opozitës, nënçmoi Kuvendin

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur n/kryetarit të grupit të CDU-CSU së Bundestagut gjerman David Wadephul, i cili referuar nismës për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve tha se të dyja këto ndryshime, nëse do të miratohen nga Parlamenti, do të ishin një shkelje serioze e marrëveshjeve të 5 qershorit dhe 14 janarit. "Nuk jam në dijeni të një deklarimi të ministrit (gjerman) do ta shoh. Por nuk ndryshon. Gjermania është një pikë referimi e mbarë botës. Deklarimi i zotit David Wadephul ishte zhgënjyes në planin etik, i zhbalancuar në planin politik. Është një mik i mirë i Lulzim Bashës dhe i imi, kam një komunikim të vazhdueshëm me të dhe e çoj për të ndihmuar në letësimin e marrëdhënieve politike. Çmoj edhe faktin që është europian i palëkundur dhe vizionit për Ballkanin Perëndimor. Respekti dhe mirënjohja për cdo orë.

Deklarimi i djeshëm nënçmon parlamentin e Shqipërisë, sikur të ishte noter pa të drejtë fjale. Jemi 100% dakord që duhet miratuar, por nuk mund të jetë kusht për të ndaluar parlamentin të shkojë përtej saj për të demokratizuar më tej zgjedhjet, ky është nxitimi në planin institucional. Në planin etik, ishte zhgënjyes sepse nuk mund të flitet me të dëgjuar, por me fakte të verifikuara. Ai nuk e ka sajuar, por e ka dëgjuar se nisma kushtetuese ndalon koalicionet, kjo është e pavërtetë. Koalicionet as nuk do të ndalohen dhe nuk mund të ndalohen, ato thjeshtë do të jenë si në cdo vend të Europës, ku partitë kanë liri të grupohen dhe të paraqiten me kandidatët e tyre, sikur bën CDU-ja me CSU-në. Ai mban krahun e opozitës jashtë parlamentare. Të shikojë faktet dhe jo fjalët e bazuar në dezinformacion" tha Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 17/07/2020 17:18

    KY ZAGARI I SALIUT bashke me padronin e tij do ta kaloje jeten e tij ne burg...sa te filloje spaku te hape dosjet...

    Përgjigju
  • Sami: 16/07/2020 06:03

    Esi Rama eshte me i miri. Ndryshe edhe Karlo Bolino do na tregonte ndonje gje. Luli eshte krimimel. Sj puna ujkut me qengjin...Luli snuk me e prish ujin nga poshte ukut.

    Përgjigju
  • Cubi: 15/07/2020 23:13

    Basha degnon opiniomet dhe kthe mendje,se me mendjen e tij sdi as cfar ka then as cfar ka kerkuar. Sa gjynah djali i ri te bjer kaq posht. Basha edhe vet ti numuroi votat perseri sfiton. Ka ikur koha e ristan qenit qe i jepte fitore ne tavolin. Opozita e vertete eshte ne parlament vet i ka zjedhur ne dac ti pelqej ne mos Jo. Te drejten e votes ata e kan dhe pa ta Rama ska cfar te votoi.

    Përgjigju
  • Pensionist: 15/07/2020 21:43

    8 vjet me nga 1% ne vit na i rrite pensionet nderkoh qe pasurove veten dhe cakenjt rreth teje.U beson genjeshtrave qe te tregojn se nuk ke iden e gjendjes reale te mjerimit.Korrupsioni,krimi,fitimet marramendese te kan shkeput nga realiteti.Ke ngel si peshku pa uje dhe po i tenton gjitha por asgje nuk te shpeton nga dalja ne opozite.Kap c'te kapesh dhe kto pak muaj qe ju kan ngel ne pushtet

    Përgjigju
    • Tahir Tarfyci: 15/07/2020 23:16

      Ti pensinist mbaje me shkum sic e ke mbajtur gjithmon. Cubi ne pushtet do jet deri ne 2029. Ciao bella

  • Skandal: 15/07/2020 18:27

    Me fal per shprehjen, por ti je çmendur o ditezi. Ti nuk shikohesh dot më me sy. Ti je katandisur si mos o zot, ndaj nje keshille largohu nga tv se eshte zgjidhja e vetme qe te ka ngelur ne keto dite te fundit qe po largohesh me turpin me te madh ne bote. Te tregon fytyra e çerja se ne cfare dite je katandisur o kryeminister bandit. Nuk ka kush kohe e nerva te te degjoje ty më, boll te pame e degjuam 7 vjet me mashtrime, propogande groteske e asnje gje me teper. Shporru o gadaf shporru ne burg jo ne vjene e ne europe si shoket e tu, derimetani.

    Përgjigju
  • Besnik: 15/07/2020 16:27

    Tani qe Covid19 u be biznes dhe ju intereson te merrni para nga EU u kthyet edhe njehere nga interesat Partiako personale.Asnje potitikar nuk merret me perdhunimet dhe abuzimet qe po degjojme e lexojme per çdo dite.Turp per juve o njerez.A keni femije, nipa,mbesa.Sa te shpifur aq edhe zemergure jeni bere.TURP.

    Përgjigju
  • Daku: 15/07/2020 15:32

    Ore ky nuk eshte ne vete ik ore idiot me gjithe ministrushen e manastirit e shikoni ne popull se kishin negel pa buke tani po i mbyt

    Përgjigju
  • Loran: 15/07/2020 15:12

    Merr masa urgjent per virusin qe po ben kerrdin ate be ti

    Përgjigju
  • Votuesi: 15/07/2020 14:53

    Me lista te hapura qe ta njohim me mire hajdutin e radhes qe do votojme. Me respekt viktima e radhes

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 15/07/2020 14:39

    PËR MENDIMIN TIM NATD MAGJAR NDOKA DUHET VU PRESIDENT E KRYEMINSTËR TI BOJ TË DY POSTET SI INTELEKTUAL I KALIBRIT BOTROR ME 8 VJEÇATE EPA TË MESME E ME FAKULTET. NATD NDOKA ZHENI E RALL E PARTIS PALL PD.

    Përgjigju
    • Rrase deri ne fund: 15/07/2020 17:35

      Rrofte Nard NOKA

  • Populli: 15/07/2020 14:02

    Jemi PER LISTA TE HAPURA NE,,,MOS U MERR ME ZAGARET E OPOZITES....AS ME KUR*AT E EUROPES,,,DUAM LISTA TE HAPURA DHE PIKE....

    Përgjigju
  • kovi: 15/07/2020 14:01

    Mos u anko o Edi se ti na vure presisent Like floririn, hajdutin me te madh te kombit.

    Përgjigju
  • Taku: 15/07/2020 13:40

    Ti je kokrra e hajvanit furduk i papare kaq

    Përgjigju
  • Vicidoli: 15/07/2020 13:38

    Rrnofte Natd Noka pasardhesi i denje i Sali Berishes e stdhme e Kombit Shqipiptar intelektual i pa pa pame rrallw i vje Shqipnis radt i tille ne histori

    Përgjigju
  • Si berishi: 15/07/2020 13:33

    Si berishi, njesoj, sa here qe thone ndonje gje kunder interesave te tua, njesoj si berishi, i quan komplotista. Po komplotista kunder kujt? Kunder teje si person? Po ne fund te botes shkofsh, kujt po i rruhet se ike ti nga karrigia? 8 vjet dhe jane shume, imagjinoni Rama 12 vjet ne zyren e KM....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen