Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv sa i takon kërkesave të PD-së së Lulzim Bashës për Amnistinë Penale. Ai i konsideroi si ‘lajthitje juridike’ pretendimet e opozitës se me uljen e dënimit amnistohet korrupsioni i zyrtarëve të lartë.
Në fund të reagimit të tij Manja sqaron se PS mbetet e hapur për të adresuar pretendimet e opozitës lidhur me pika të tjera të Amnistisë.
“Denis ndjehem i trishtuar dhe i keqardhur nga gjithë kjo “ dashuri “ për “ burgun” dhe askush nuk mendon për kostot finaciare dhe sociale eqe ka mbi taksapaguesit shqiptare mbajtja e një të dënuari në burg ! Askush nuk duhet ta përdorë këtë amnisti për qëllime të vogla politike të ditës , amnistia është akt meshire dhe si e tillë duhet të respektojë parimin e barazisë para ligjit ! Amnistia është mbi dënimin dhe vepren dhe nuk ka të bëjë me kompetencën e gjykatës që e ka dhënë vendimin e formës se prerë dhe kete e dine shume te gjithe juristet pavaresisht partive ku gjenden të rreshtuar sot ! Avokati Karaj ka të drejtë kur thotë se kjo amnisti ka përjashtuar 95% te veprave të kodit penal nga amnistia dhe nuk konsiderohet amnisti e gjerë ! Keshtu është në fakt! Drafti i amnistisë që ka miratuar komisioni i ligjeve ne thelb ka synuar të garantojë zbatimin e nenit 18 te kushtetutës dhe që ka të bëjë me parimin e barazisë para ligjit që në hierarki të parimeve kushtetuese është parim themelor dhe kete detyre ka Kuvendi ! Tani pyetja eshte shumë e thjeshtë ulja e dënimit është amnisti apo jo ? Sigurisht që nuk është amnisti sepse ulja në thelb nuk e shuan dënimin dhe deklarimet e opozitës se me uljen amnistohet korrupsioni apo shpërdorim detyres eshte lajthitje juridike me pakta dhe populizëm politik me hallet e atyre që presin amnistinë ! Por mbetemi të hapur per te adresuar cdo pretendim sepse qëllimi ynë as ka qenë e as është të amnistojmë korruspionin !”- thuhet në reagimin e Manjës për Repolitix.
Lajmi kryesor:
Amnistia Penale/ Ndreca rrëzon pretendimin e Bashës: S'përfitojnë zyrtarët e korruptuar as të hetuarit e SPAK! 2 ndryshimet që kërkon PD
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.1%
-
Të gabuar
56.4%
-
Nuk e di
13.5%
Vota total: 156
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje
23 Janar, 19:44
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
'Analfabetë funksionalë, dje lëpinit këpucët e Bashës sot të Berishës', gazetari pranë PD: Si fshihni dot fotot e videot e ndereve nga pushteti
23 Janar, 11:07
-
Dhuna në Oborrin Mbretëror, Spahia: Princ Leka do ankimojë vendimin, i motivuar politikisht! Çaça: Duhej të ishte dënuar edhe Elia
22 Janar, 22:40
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Ylli Pata: Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?
22 Janar, 18:16
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
‘Raporti i OECD, thirrje për ndryshim në shëndetësi’, Basha: Programi ynë, parashikon një rikonceptim të mirëstudiuar sipas nevojës së qytetarëve, jo xhepit
22 Janar, 13:05