TIRANË, 15 Gusht /ATSH- I. Vata/-Partia Demokratike, nëpërmjet koordinatorit Salianji ka denoncuar sot pasigurinë në rritje dhe përkeqësimin e rendit, pas ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në kulmin e sezonit turistik në dy prej plazheve më të frekuentuara në vend, në Velipojë e Dhërmi.
Serjanji, duke folur para mediave u shpreh se "në kulmin e sezonit turistik, në dy prej plazheve më të frekuentuara të vendit, kanë ndodhur dje dy ngjarje të rënda kriminale. Në Velipojë, përplasja me armë mes bandave, ka shkaktuar plagosjen e një turisteje ceke duke sjellë panik mes pushuesve. Në Dhërmi, vrasja e një të riu, ka sjellë ankth dhe pasiguri tek pushuesit e zonës. /a.ke/











