PD si agjenci imobilare

PD si agjenci imobilare

Teatri Kombëtar

I gjithë investimi i PD-së për të bërë betejë kundër ndërtimit të Teatrit të ri, tani ka kaluar tek investigimi i pronarëve privatë që i kanë ofruar truallin investitorit. Nëse ndiqje seancën dëgjimore të drejtorit të Hipotekës në Komisionin e drejtuar nga Albana Vokshi, e vetmja gjë që kuptoje si shqetësim të PD-së, ishte të mësonte publikisht kush janë pronarët privatë që rrethojnë truallin e Teatrit dhe me sa për qind ja kanë dhënë ata kontratën investitorit. Edhe pse ky është informacion që prek të dhënat personale, nevoja për t’i shantazhuar ata publikisht, duket se dominon tek kompetencat që ka një politikane për të kërkuar të dhëna personale në rrugë publike.

Edhe pse duket pak absurde, nëse shikon se kush qëndron pas gjithë zhurmës së PD-së, e kupton se janë në pazar për dy- tri kontrata dhe përqindjet e tyre, dhe duke forcuar politikisht luftën kundër Teatrit, në fakt PD po sillet si seksere e pronave imobilare, me shpresë se disa nga klientët e saj, një prej të cilëve dhe ish- presidenti, kap ndonjë para më shumë.

Kjo qasje e re banale e PD-së ndaj asaj që e shpalli si kauzë kombëtare për Teatrin, dhe mbështetja tek fakti se kishte në anën e saj aktorët dhe ishte duke mbrojtur historinë e teatrit shqiptar, është në fakt motivi fillestar i saj, por që u tentua të maskohej.

Tani që argumentat e tjera i kanë rënë, tani që aktorët duan një Teatër të ri, PD shpreson tek një mos dekretim të ligjit nga presidenti Meta, dhe shtyrje në kohë të këtij debati, për të rritur ndonjë përqindje.

Formalisht, presidenti nuk e ndalon dot ligjin, por është normale që ai të shprehet për të, pro ose kundër, dhe ky është i vetmi oksigjen që i ka mbetur PD-së.

Nga ana tjetër, vetë presidenti është mes dy zjarresh, mes precedentëve të tjerë që ekzistojnë për ligje të ngjashme, mbështetur dhe sponsorizuar prej tij, dhe këtij ligji.

Fjala vjen, një vit e pak më parë, Ilir Meta ka mbështetur fort dhe ka miratuar në seancën e fundit si ish- kryeparlamentar, një ligj të ngjashëm, për një ofertë të pakërkuar për një ndërtesë në Bulevardin e ri të Tiranës, me kërkuesin shqiptar të së cilës ai ka lidhje të forta.

Ligji kaloi pa debat, i mbështetur nga Meta, i pranuar nga Veliaj dhe i dekretuar nga Bujar Nishani.

Pra, nuk është se Nishani apo Meta, nuk kanë përvojë në ligje të ngjashme. Problemi është se PD e shikon këtë histori si agjente imobilare dhe kërkon të rrisë pazaret për disa individë klientë të saj, ndërsa Meta është nën presionin politik të opozitës për ta mbajtur të bashkuar përmes një përgjigje negative. Dhe ka gjithë mundësitë t’ua bëjë këtë nder.

E gjithë kjo mund të prodhojë kosto të reja financiare, por asgjë më shumë, pasi nuk është aksion politik, por presion pazarxhinjsh. Dhe portreti i zonjës Vokshi ta forcon idenë  si agjente imobliare, nga mënyra se si e mbron çështjen. Nuk duket njeri pa përvojë në këtë pikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • express inffo.: 18/07/2018 14:12

    mero bazecju ka dale boja-ngjyra,dhe me genjeshtrat e perrallat e paguara kash nga kazani i ps,as qeni nuk i hane keto tymosje perralla te juaja.

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 17/07/2018 23:34

    Vokshi eshte verrkeseme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore