PD sulmon Vettingun, Alibeaj: Standarde të dyfishta, s'e shkarkon Arta Markun se i shërben Ramës

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, ka akuzuar Vettingun se po përdor standarte të dyfishta për rivlerësimin e gjyqtarëve. Alibeaj e vë theksin te procesi ndaj Arta Markut, e cila sipas tij ka mbojtje politike nga kryeministri Edi Rama dhe pritet të rikonfirmohet në detyrë. 

Sipas tij, Marku duhet të ishte shkarkuar sepse ka shkelur ligjin duke duke bërë emërime dhe shkarkime pa pasur tagrin për ta bërë një gjë të tillë. Por sipas Alibeajt, një gjë e tillë nuk ndodh sepse Arta Marku i shërben Edi Ramës.

"Organet e vetingut po zbatojnë standarde të dyfishta duke vënë në dyshim serioz besueshmërinë ndaj procesit. Rasti i Arta Markut është prova e qartë për këtë", tha Alibeaj.

Deklaratë e deputetit Enkelejd Alibeaj
Partia Demokratike ka ndjekur me vëmendje dhe pa asnjë ndërhyrje ecurinë e procesit të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga organet përgjegjëse të rivlerësimit. Deri tani, kemi konstatuar aplikimin e standardeve të dyfishta nga organet e vettingut, në varësi të preferencave politike mbi gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar, të cilët edhe pse në kushte të njëjta, fatin e kanë patur të ndryshëm.

E gjitha kjo ka vënë në dyshim serioz besueshmërinë ndaj procesit, i cili po provon se nuk udhëhiqet nga ligji dhe se është një proces i korruptuar politikisht. Një provë e fortë mbi këtë u dha sot, ku radha për vetting i erdhi kamikazes së Edi Ramës në prokurori. Arta Marku, e deleguara e Edi Ramës në Krye të organit të prokurorisë, pritet të konfirmohet në detyrë, jo sepse përmbush kriteret e vendosura nga ligji, por se kriteret e kualifikimit që po aplikohen kanë si kusht kryesor se cili gjyqtar apo prokuror i shërben më shumë Edi Ramës dhe Qeverisë së tij të korruptuar.

Sa më shumë t’i shërbesh Edi Ramës, aq më shumë rriten shanset për të kaluar me sukses vettingun. Ky është mesazhi që deri më sot ka dhënë ky proces. Është fakt i njohur botërisht që Arta Marku në 6 muaj në Krye të organit të prokurorisë, ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, duke bërë emërime e komandime të paligjshme të prokurorëve, duke emëruar e shkarkuar drejtues prokurorie, edhe pse neni 160, pika 2 e ligjit për statusin e magjistratit, ia ndalojnë shprehimisht këtë.

Vetë ajo ishte betuar përpara Komisionit të Ligjeve, ditën kur paraqiti kandidaturën, se nuk do të bënte shkarkime dhe emërime, sepse ato ishin në kundërshtim me ligjin. Shkelja e hapur e ligjit tregon jo vetëm mungesë respekti ndaj ligjit, por qartësisht mungesë të theksuar të integritetit moral e profesional, kushte këto të domosdoshme për të kaluar me sukses vettingun. Komisionet e vettingut kanë për detyrë të verifikojnë mënyrën e ushtrimit të funksioneve si Prokuror i Përgjithshëm nga Arta Marku, sepse këtë e detyron neni 42, pika 1, e ligjit për vettingun. Nuk e kanë bërë këtë, sepse nuk ia lejon Edi Rama.

Duke vepruar si prokurore politike, Arta Marku ka shkelur ligjin duke  shndërruar organin e prokurorisë nën varësinë e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Sot hetimet kanë për zot jo prokurorin, por Ministrin e Brendshëm. Edhe këtë paligjshmëri organet e vettingut kishin për detyrë ta verifikonin, por qartësisht mbyllën sytë për të mbrojtur emërimin politik të Edi Ramës në krye të Prokurorisë.

Përfaqësuesit e ONM gjatë seancës së sotme ngritën edhe shqetësimin se Arta Marku gjatë ushtrimit të detyrës si prokurore, ka kërkuar mbajtjen në burg të qytetarëve, jashtë kritereve që parashikon ligji. Kjo tregon injorim të ligjit, por as këtë organet e vettingut nuk  kanë ndërmend ta shohin. 

Mungesa e respektit ndaj ligjit tregohet edhe në rastin kur, edhe pse me detyrë prokurore, Arta Marku bën ndërtime pa leje, në shkleje të ligjeve në fuqi, për të cilat një qytetar i thjeshtë dënohet me burg. Një prokuror tjetër u shkarkua nga detyra për këtë motiv, ndërsa Arta Markun ky standard nuk zbatohet.

Ne kemi publikuar dokumenta tronditës, sesi Arta Marku, në cilësinë e Prokurorit në Shkodër, harroi në burg një qytetar për 2 muaj e 13 ditë, duke i hequr në këtë mënyrë lirinë, në mënyrë të paligjshme dhe të padrejtë.

Do të mjaftonte ky rast që Arta Marku të shkarkohej nga organet e vettingut, për shkak se në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare ka cenuar rëndë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Ky është një fakt i njohur për Komisionin, sepse është fakt i njohur botërisht, dhe për pasojë nuk kanë nevojë për prova të mëtejshme. Këto të dhëna dhe të tjera si këto, provojnë qartësisht se Arta Marku, jo vetëm nuk ka integritetin moral dhe profesionale për të qëndruar në detyrë, por ka cenuar rëndë besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë.

Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Arta Marku do të ishte shkarkuar nga detyra. Por përsa kohë ky proces diktohet nga Edi Rama e Fatmir Xhafaj, që e përdorin procesin për të shantazhuar prokurorë e gjyqtarë dhe për të shpërblyer shërbëtorët e tyre në sistemin e drejtësisë, ne nuk kemi asnjë besim se Arta Marku do të marrë atë që meriton, sipas ligjit- shkarkimin nga detyra.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redu: 03/07/2018 20:18

    Alibejs servili Bashes e ke kot qe pellet ,se as vitingun nuk e ndaloni dhe as kushtetuten nuk e ndryshoni , por behuni gati per te dhene llogari oara drejtesise , qe kur ishe minister i saj bere emrime qesharake , qe rezultatet po i nxjerr vitingu . Leri garipllewet se je tuger orej kartoni

    Përgjigju
  • I pa besushmi: 03/07/2018 16:24

    Vetem llallallalla,ploteson kriteret per saliun prandaj bejani qefin dhe rikthejeni ne detyre sepse njeriu qe po ben corbe politiken,shtetin,gjithcka nuk mund ta preki asnje organ I qeverise aktuale TURP simboli I njemije e nje te ligave nuk I hyn asgje ne kembe!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Albano: 03/07/2018 15:47

    Edhe te vettingu do i fusni hundet ju te PD mo? Iiiiik o burre se lat nam jeni bere gaz i botes

    Përgjigju
  • Eno: 03/07/2018 15:47

    Po lereni mo nje prices nga fillimi ne fund se ngelet duke i futur hundet kudo. Nuk e kuptoni qe ju mer me shume inat populli kshu

    Përgjigju
  • Tata: 03/07/2018 15:42

    O QORR I BIDOS ME ANALIZAT TUAJA FELLIQ VETEN DHE P.D.E ENDRRAVE TE MEDHA .CDO GJE QE NDODH NE ATDHE KA VETEM NJE FAJTOR QE QUHET .EDI RAMA .QE NE CDO PERPLASJE ME POPULLIN JU KA FUTUR MARTADELLIN PRANDAJ TE KAN HIK SYT SHTREMBUR O SHPIKSI I BABALES .O USHTAR I SHKELZENIT .KU E KE VELLAN O HALE PSE THUA .

    Përgjigju
  • cubi: 03/07/2018 15:38

    Po pse duhet te dali ky qe eshte perfaqesues i PD dhe te derdellisi dite e nate per nje proces i cili eshte totalisht administrativ dhe jo politik.

    Përgjigju
  • Delta: 03/07/2018 15:34

    Epo kur na del ky zoteria dhe na tregon qe nuk po zbatohet vettingu. Ky qe dje u fsheh ne cader per mos te kaluar ne parlament projektligjin e vettingut.

    Përgjigju
  • berberi: 03/07/2018 15:34

    Ky ka hall se po i heqin ghyqtaret e baba Sales e nuk ka kush e mbron per mendimin tim lere ca ben der der kot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja