PD: Të mos mbrohet falsifikimi

 
TIRANË, 15 Gusht /ATSH- I. Vata/ - Partia Demokratike, nëpërmjet koordinatores për mediat, Silvi Bardhi, ka dalë të premten në një deklaratë për mediat, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se dje doli hapur në mbrojtje të një falsifikimi të një mashtrimi që është vepër penale.
"Kryekontrollorja e tij për arsimin, rezulton se ka një diplomë false për doktoraturën e saj dhe që e ka përdorur këtë dokument në aplikimet që ka bërë për punë. Botërisht është mësuar se qendra që jepte të tilla doktoratura, ishte fantazëm dhe është mbyllur nga Ministria e Arsimit në vitin 2007. Lajmi është bërë publik dhe ka qënë prezent në të gjitha mediat" tha Bardhi.Ajo theksoi
Ajo theksoi se "kryekontrollorja e cilësisë së universiteteve ka qënë ndoshta një nga viktimat e mashtruesit francez, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës. Por, Rama nuk merret me faktin, se po të merrej me faktin, do të duhej të merrte masa ndaj personit me diplomë të falsifikuar dhe që mashtron duke e shfrytëzuar këtë dokument të pavlefshëm".
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Konsultimi në shkolla, Rama: Platformat sociale bëjnë biznes, edhe me fëmijët! TikTok frymëzon sjellje në kundërshtim me prindin apo mësuesin