PD: Të përsëriten zgjedhjet në
Kurbin, KQZ i pranon kërkesën

PD: Të përsëriten zgjedhjet në<br />Kurbin, KQZ i pranon kërkesën
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë këtë të mërkurë kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Kurbin si dhe kërkesën për urdhërimin e përsëritjes së zgjedhjeve në këtë zonjë zgjedhore. Vendimi u mor nga KQZ pasi kërkesa u konsiderua e vlefshme nga ky institucion.

Brenda dy ditëve pritet që LSI t’i drejtohet me kërkesë ankimore këtij institucioni për procesin zgjedhor në Vorë.
 
Në bazë të Kodit Zgjedhor partitë politike kanë 5 ditë afat për të ankimuar tabelën e rezultateve zgjedhore të KZAZ përkatës, ndërsa mësohet se tabela e rezultateve për Vorën është mbyllur me datën 26, ndërsa ka afat deri me datën 1 për t’iu drejtuar KQZ.
 
Megjithatë ende përfaqësuesi ligjor i LSI nuk konfirmon procedurën që do të ndjekë për këtë proces.
 
Ndërkaq KQZ rrëzoi disa kërkesa ankimore të partive të vogla, kërkesat e të cilave nuk reflektonin parregullsi në procesin zgjedhor, po ashtu u kthyen për plotësim kërkesat ankimore të PDK dhe FRD në disa zona zgjedhore. 

Gjithsej në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë depozituar 52 kërkesa ankimore.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës