PD të tjera akuza Ramës: Po bllokon prej dy vitesh Strasburgun, dërgon si kandidat kunatin e Xhafës
Gazmend Bardhi tha në një deklaratë për mediat se Rama ka propozuar kunatin e Fatmir Xhafajt, Sokol Berberin, ndonëse ky i fundit është refuzuar disa herë nga Këshilli i Europës dhe nuk i është nënshtruar Vetting-ut.
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Gazmend Bardhi
Këshilltari për çështjet ligjore pranë Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mban të bllokuar prej dy vitesh emërimin e gjyqtarit që përfaqëson Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut.
Në një deklaratë për median Bardhi theksoi se për të pestën herë radhazi, Rama ka propozuar kunatin e Fatmir Xhafajt, Sokol Berberin, ndonëse ky i fundit është refuzuar disa herë nga Këshilli i Europës dhe nuk i është nënshtruar Vetting-ut.
Gjithashtu Bardha thotë se “Nëpërmjet dërgimit në Gjykatën e Strasburgut të personave të besuar dhe të kontrolluar prej tij, Edi Rama kërkon t’i përdorë ata si kamikazë në vendimmarrje të rëndësishme kundër interesave të qytetarëve shqiptarë, siç janë çështjet për respektimin e të drejtave themelore të njeriut në përgjithësi dhe të drejtës së pronës në veçanti”.
“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka refuzuar 4 herë kandidaturat e propozuara nga Shqipëria dhe zyrtarisht 2 herë ka informuar Qeverinë Shqiptare se procesi i përzgjedhjes së kandidaturave ka qenë jo transparent dhe nuk ka garantuar profesionalizimin dhe meritokracinë në përzgjedhje.
Pavarësisht refuzimit disa herë nga Këshilli i Evropës të standardit të përzgjedhjes politike dhe korruptive të kandidatëve për gjyqtarë, Edi Rama nuk heq dorë.
Për të pestën herë propozon si kandidat për gjyqtar në Strasburg kunatin e Fatmir Xhafës, Sokol Berberin, që është refuzuar me votë disa herë nga Këshilli i Europës dhe i është shmangur Vetting-ut.
Edi Rama po shpërblen edhe Fondacionin SOROS për ndihmën e vyer që i dha për projektin e kapjes politike të sistemit të drejtësisë. Kandidati tjetër alternativ që propozon Qeveria Shqiptare për gjyqtar në Strasburg është Darien Pavli. Si drejtues i SOROS, ka qenë Koordinator i Sekretariatit Teknik që ndihmoi Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të hartonte paketën ligjore të kapjes së drejtësisë” tha Bardhi.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3996
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
26 Nëntor, 17:19
-
Afera 'Partizani’/ GJKKO shtyn më 16 dhjetor seancën paraprake për Berishën, dhëndrin dhe 3 të tjerët! Avokati Gjokutaj: Strasburgu po shqyrton me prioritet dosjen e ish-kryeministrit
25 Nëntor, 12:52
-
Avokati: Do apo nuk do Bardhi tani, do ta çojë para drejtësisë Flamur Nokën!
11 Nëntor, 18:25
-
Të gjithë me sytë nga buxheti/ Votimi maratonë javën e ardhshme! PS s’do asnjë mungesë, PD protestë para Kuvendit
11 Nëntor, 16:48
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53
-
Alba Malltezi: Para BE-së po tregojmë se jemi armiq të përbetuar të vetvetes
31 Tetor, 14:52
-
Arrestimi i Çyrbjes, Bardhi akuza Ramës: Qeveris me krimin! Basha: Mbështesim SPAK, vetting për politikanët
21 Tetor, 11:08
-
Protestë para 'Strasburgut'? Luan Baçi nuk e përjashton: Duhet ndërkombëtarizuar çështja e Berishës
20 Shtator, 18:00
-
Dosja 'Babale'! Pamjet e turpshme, Salianji në Apel me grup deputetësh demokratë presion gjyqtarëve para vendimit! Prokurori kërkon 1 vit burg, avokatët pafajësi! Gjykata vendos më 26 shtator
20 Shtator, 10:42
-
Kuvendi miraton pr/ligji për studentët e Mjekësisë, 3 vite punë të detyruar ose paguaj studimet! Shteti duhet ta punësojë brenda 3 muajsh ose t'i japë 80% të pagës për 9 muaj
19 Shtator, 17:32
-
DYSHIMI/ Gazmend Bardhi gënjeu publikisht në Kuvend për bisedat SKY ECC! Lexon pjesë sikur janë të vitit 2023, por EUROPOL thotë se operacioni u bë më 2021
12 Shtator, 13:38
-
12 drejtuesit e Berishës ngjallin pakënaqësi! Harxhi: Turp që s'ka asnjë grua! Spaho gënjehet nga Noka
5 Shtator, 14:12