PD: Veliaj 202 mijë euro shpenzime
në dy ditë për reklamat televizive

TIRANE - Partia Demokratike vijoi me akuzat drejt kandidatit te majte per Bashkine e Tiranes Erion Veliaj ne lidhje me shpenzimet per fushaten elektorale, e konkretisht me spotet e realizuara te cilat gjejne transmetim ne media. Deputeti Gerd Bogdani tha se vetem ne dy dite Veliaj shpenzoi 202 mije euro per spotet, ndersa deri me 15 qershor sipas tij, reklamat televizive kapnin vleren e mbi 1 milione eurove. Kjo sipas Bogdanit, do ndikoje qe me 21 qershor Veliaj te marre pergjigje nga vota popullore. 
 
Deklarata e Gerd Bogdanit
Sa më shumë afron 21 qershori, aq më shumë shtohen shpenzimet e dëshpëruara të kandidatit rilindas për Tiranën, për spote e reklama televizive. Deri më datë 15 qershor, Erion Veliaj ka shpenzuar 1 milionë e 346 mijë euro. Pra nga denoncimi ynë i parë për 1 milionë e 144 mijë euro, shifra për dy ditë është rritur 202 mijë euro.

202 mijë euro për dy ditë shpenzon Erion Veliaj vetëm për spote, ndërkohë që mijëra familje në Tiranë e në mbarë vendin mezi mbyllin muajin dhe janë zhytur në borxhe për bukën e gojës.

Veliaj deklaroi publikisht një jave me pare se ka vetëm 108 milionë lekë të vjetra për fushatë. Por faktet flasin ndryshe! Erion Veliaj nuk duhet të vazhdojë të fshihet dhe e ka për detyrim moral dhe ligjor të bëjë transparencë.

Kemi besimin se qytetarët e Tiranës e kanë të qartë këtë gjë dhe me datë 21 Qershor do të marrin vendimin e duhur dhe do t’i japin gjykimin e duhur. Edhe 4 ditë! Sepse nuk mund t’i besojmë votën dhe të ardhmen një njeriu që punën e bazon vetëm në reklama dhe reklamat vetëm në gënjeshtra.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve