PD vijon akuzat për fshehjen e viktimave nga COVID: Qeveria po bën politikë! Raportoi 62 të vdekur në qark, por vetëm Bashkia Shkodër ka 80 vdekje (VIDEO)

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë për fshehjen e numrit të viktimave nga COVID.

Sot me anë të një deklarate të bërë nga ish-deputeti Bardh Spahia, PD vijon me akuzat duke marrë si shembull konkret Shkodrën në të cilën sipas tij po fshihen shifrat. Vetëm Bashkia Shkodër, sipas PD, ka të regjistruar në zyrat e saj të gjendjes civile 80 persona, që kanë humbur jetën për shkak të COVID-19, nga 62 që raporton qeveria për të gjithë qarkun.

"Shkodra është një nga shembujt tipik të fshehjes së të vërtetës nga qeveria. Pasi e la pa teste të mjaftueshme për muaj të tërë, qeveria po i mohon Shkodrës edhe të vdekurit.  E bën për të përfituar politikisht duke fallsifikuar të vërtetën. Sipas të dhënave që Ministria e Shëndetësisë jep çdo ditë me zë e figurë, në qarkun Shkodër me 5 bashkitë e tij, Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë e Fushë Arrëz kanë humbur jetën 62 persona për shkak të Covid-19.

Pra, kaq është numri i fataliteteve sipas ministrisë së shëndetësisë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër që nga nisja e pandemisë deri më fund të nëntorit. Realiteti nuk është ky që jep qeveria! E vërteta është krejt ndryshe. Vetëm Bashkia Shkodër ka të regjistruar në zyrat e saj të gjendjes civile 80 persona, që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19. Pra, nga nisja e pandemisë deri në fund të muajit nëntor, në Bashkinë Shkodër, pa llogaritur 4 bashkitë e tjera të qarkut, janë rregjistruar 80 vdekje covid nga 62 që raporton qeveria për të gjithë qarkun", thotë Bardhi mes të tjerash.

Sipas PD, Rama po përdor këtë praktikë për të mbuluar dështimin në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga COVID.

Ndërkaq kujtojmë se Basha prej disa javësh artikulon akuza se po fshihen viktimat e shkaktuara nga COVID. Por nga ana tjetër autoritetet shëndetësore iu përgjigjën Bashës të revoltuar duke hedhur poshtë pretendimet e tij.

Drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, e shoqëruar nga mjekët që janë në frontin e parë të luftës kundër COVID, më herët reaguan ashpër ndaj akuzave të bëra nga kreu i Partisë Demokratike, i cili pretendoi se ka një dokument nga morgu i Tiranës që vërteton fshehjen nga autoritetet të të vdekurve nga koronavirusi në spitalet e Tiranës. 

Edhe zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në një intervistë për Report TV më herët hodhi poshtë këto akuza ndërsa tha se është kaluar çdo cak njerëzor.

Deklaratë e PD nga Bardh Spahia:

Para 3 javësh, kryetari i Partisë Demokratike ngriti shqetësimin e fshehjes nga qeveria të numrit të fataliteteve, të shkaktuar nga COVID 19.

Përkundër fakteve të paraqitura nga opozita, kryeministri në ikje jo vetëm që nuk dha llogari, jo vetëm që nuk siguroi transparencë, por bëri politikë me viktimat dhe kërkcënoi prokurorinë që të mos hetojë këtë superskandal.

Sot pas 3 javësh prokuroria hesht e frikësuar dhe nën presion nga qeveria. Megjithatë, faktet janë aty!

Shkodra është një nga shembujt tipik të fshehjes së të vërtetës nga qeveria. Pasi e la pa teste të mjaftueshme për muaj të tërë, qeveria po i mohon Shkodrës edhe të vdekurit.  E bën për të përfituar politikisht duke fallsifikuar të vërtetën.

Dua të sjell para jush sot një shembull të fshehjes së numrit të fataliteteve në Shkodër.

Sipas të dhënave që Ministria e Shëndetësisë jep çdo ditë me zë e figurë, në qarkun Shkodër me 5 bashkitë e tij, Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë e Fushë Arrëz kanë humbur jetën 62 persona për shkak të Covid-19. Pra, kaq është numri i fataliteteve sipas ministrisë së shëndetësisë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër që nga nisja e pandemisë deri më fund të nëntorit.

Realiteti nuk është ky që jep qeveria! E vërteta është krejt ndryshe.

VETËM Bashkia Shkodër ka të regjistruar në zyrat e saj të gjendjes civile 80 persona, që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19. Pra, nga nisja e pandemisë deri në fund të muajit nëntor, në Bashkinë Shkodër, pa llogaritur 4 bashkitë e tjera të qarkut, janë rregjistruar 80 vdekje covid nga 62 që raporton qeveria për të gjithë qarkun.

Asgjë nuk është më kriminale se kaq. Të fshehësh numrin e viktimave për politikë, është përtej çdo norme njerëzore.

Edi Rama po përdor këtë praktikë kriminale të fshehjes së numrit real të fataliteteve nga Covid-19 për të mbuluar dështimin e tij në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga Koronavirusi.

Dështimi i Edi Ramës mund të mbulohet përkohësisht nga prokuroria, por njerëzit e dinë të vërtetën. E dinë që ndihma e qeverisë mungon, që testet mungojnë, që personeli mjekësor nuk është i mjaftueshëm, që masat nuk u morën në kohë, që me jetën dhe shëndetin e njerëzve Edi Rama ka bërë dhe vazhdon të bëjë propagandë.

Kjo qeveri po manipulon të dhënat për të mbuluar dështimin dhe përgjegjësinë e saj.

Si mjek, shqetësimi i parë për këtë akt të paprecedentë të qeverisë,  lidhet me uljen e ndërgjegjësimit tek qytetarët për përballjen me Koronavirusin. Ata duhet të dinë të vërtetën, sado e rëndë të jetë, për të qenë sa më të kujdesshëm dhe për të marrë çdo masë personale.

Së dyti, si qytetar dhe si mjek, shpreh revoltën se fshehja e fataliteteve nga qeveria nuk mund të përdoret si justifikim për mungesat jetike në shërbimin shëndetësor, që janë përgjegjësi totale e qeverisë.

Mjekët duhen ndihmuar me gjithçka,  për të mos paguar me jetën e tyre, siç po ndodh tani, dështimin dhe propagandën e qeverisë. Qyetarët nuk meritojnë një qeveri që fsheh dhe bën politikë edhe me numrin e të vdekurve. Njerëzve u duhet një qeveri funksionale, që punon për ta! Është koha për ndryshim!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 06/12/2020 15:30

    Gazetaret Investigativ me ne krye Lalen te investigojne pak se ku ka qene ky kto dite, se kishim ra rehat pa degju brockullat e tij,se mos ka qene i shtruar ne krevat duke u perpelit nen ethet e Virusit. Keto jave kane ndodhur shume ngjarje te bujshme si ajo e Llalles dhe ky sebashku me analistet qe i rrine nga mbrapa nuk po na thone ndonje fjale por meren me Ata qe u larguan nga kjo jete ...

    Përgjigju
  • Koli: 06/12/2020 14:29

    Doli prap ky dobiçi...

    Përgjigju
  • dulla: 06/12/2020 13:08

    Cfar thote ky homoseksuali....

    Përgjigju
  • Kacidhe: 06/12/2020 12:57

    O vdeksh ti ishalla o i biri i Spiunit Ali Spahise Bashkepuntor i Sigurimit te Shtetit u shofshi o rrace mu...

    Përgjigju
  • Arbëri: 06/12/2020 12:27

    Ore a ka pushtet ky vend që t’ua tregon vendin këtyre kriminelve rrugaq

    Përgjigju
  • Spiuni: 06/12/2020 12:14

    Çuni i spiunit Ali Spahia po meret me politik me të vdekurit. Ky pis pisi i biri spiunit është mjek e ky qen bir qeni që i dhimben njerzit pse nuk e vesh përpajsen e bardh e të ndihmoj Shkodranët. Po ky qen bir qeni 400 brezash mir ja bën kti populli IDJOT që votojn ktë lloi maskarai me fakte të pa diskutushme. Pty rac e pisët rac bastarde o spahi spiuna qelbësira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)