Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në një intervistë për Report TV ka folur për akuzat e kreut demokrat Lulzim Basha se po fshihen viktimat e COVID.

Ajo  tha se me këto akuza kanë kaluar çdo cak njerëzor, ndërsa ka bërë thirrje që një gjë e tillë t'u lihet në dorë mjekëve të cilët po e bëjnë detyrën me shumë përgjegjshmëri.

"Le t'ia lëmë profesionistëve fjaët e fundit, le të mos e përfshimë akoma më shumë politikën në punën e mrekullueshme që po bëjnë mjekët. Të bësh akuza të tilla në një kohë që mjekët po bëjnë punë për të luftuar ne COVID, është një gjë e paprecedentë e pamenduar që ka kaluar përtej çdo caku njerëzor jo politik. Nëse do merremi me analiza të tilla është mirë që të merren profesionistët. Bërja e pyetjeve të tilla në nivel bisede të përditshme nuk jep informaicon të saktë.

Nëse unë dalë pozitive dhe skam asnjë shenjë, mund të sëmurën tani dhe bëj infarkt dhe vdes nga infarkti. Gjatë këtyre 10 vjetëve kam bërë 3 herë infarkt bëj dhe një infark dhe mbaroj (shembull). Se çfarë ka parasysh Basha të dalë ta thotë, unë sbëj komentet mbi gjëra që si di profesionalisht, ju lutem pyesni profesionistët që dinë ti  sqarojnë gjërat. Ajo që po vihet re sot është se njerëz që mendojnë se dinë diçka hedhin mjegullnajë dhe krijojnë probleme kot", tha ajo.

Ndërkaq zëvendës ministrja, ka folur edhe për situatën e pandemisë ku theksoi se nëse mbushet COVID-4 me pacientë, ministria ka përgatitur disa skenarë, dhe të parët që hyjnë në fuqi janë 5 spitalë rajonalë të cilët janë gati. Për efikasitetin e masave të reja anti-COVID Rakacolli tha se është ende herët për të bërë një vlerësim. Ajo ka theksuar se personat që janë në pritje të përgjigjes së testit të COVID duhet të presin në shtëpi.

VIDEO/Intervista e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:45
Rakacolli tregon skenarët: Me mbushjen e COVID-4 janë gati 5 spitalë rajonal! Personat në pritje të përgjigjes së testit të izolohen (VIDEO)

Në një kohë që shifrat e COVID në vendin tonë janë në rritje, Ministria eShëndetësisë ka menduar skenarët në rast  të përkeqësimit të situatës.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha në Report TV se nëse situata përkeqësohet dhe mbushet edhe COVID 4, theksoi se janë gati edhe 5 spitalë rajonalë.

"Ne duam ti  shfrytëzojmë në maksimun kapacitetet. Di të hyjnë në fuqi edhe rajonalët. Është ai skenar që kemi thënë disa herë dhe duam ti shfrytëzojmë në maksimum kapacitetet tona. 5 spitale rajonale hyjën nëse mbushet COVID4  janë skenare të shkruajtura të paraqitura që më përpara janë në formë librash të botuara. Në total kemi deklaruar se kemi rreth 1600 shtretër në funksion të dedikuar për COVID ,nëse do ketë nevojë kemi disa rezerva dhe do ti vëmë në fuksion", tha ajo.

Ndërkaq Rakacolli ka theksuar se personat që janë në pritje të testit të COVID duhet që të izolohen, deri në daljen e përgjigjes.

"Ne kemi sqaruar disa herë, që marrja e testit dhe përgjigjia e tamponit është e rëndëishme. Nës ejam e dyshuar e marr tamponin se jam e dyshuar, dhe do të sillem njësoj sikur jam dhe do të sillem njësoj si pjesa tjetër. Kjo deri në momentin që marr përgjigjen. Askujt nuk i priten marrëdhëniet e punës nëse ai ka marrë tampon dhe është në proces izolimi", tha ajo.