TIRANË- PD ka vijuar denoncimin për Bashkinë e Vaut të Dejës duke i akuzuar për korrupsion. Deputeti i PD-së, Luaçiano Boçi ka deklaruar se 870 milionë lekë kanë shkuar në xhepat e zyrtarëve për karburant e lubrifikantë nga administrata e Bashkisë . Nga selia blu, Boçi tha se ka prova që faktojnë akuzën e demokratëve.
“Seria e vjedhjeve në Bashkinë e Vaut të Dejës nuk ka të ndalur, dhe denoncimi vijon sot me abuzime qindra milionëshe. Nga selia e Partisë Demokratike bëjmë publik një abuzim prej 870 milion lekësh për blerje karburanti e lubrifikantësh. Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve të Bashkisë së Vaut të Dejës, është vetëm afera korruptive e radhës që denoncojmë sot para të gjithë shqiptarëve. Që nga muaji shtator i vitit 2019, pas zgjedhjeve njëpartiake në Bashkine Vau Dejës, e deri më sot janë shpenzuar 870 milion lekë, për karburant e lubrifikantë nga administrata e Bashkisë.
Ne zotërojmë dhe do i nisim medias dokumentet zyrtare të këtij abuzimi. Siç e kemi denoncuar herën e fundit në vitin 2021 Bashkia ia ka kaluar shërbimin e pastrimit të qytetit operatorëve privatë, ç’ka ka sjellë edhe nxjerrjen jashtë përdorimit të mjeteve të pastrimit, pronë e Bashkisë Vau Dejës, të cilat sot nuk dihet as se ku ndodhen. Kjo do të thotë që ai karburant që do shpenzohej për këto makineri të tonazhit të rëndë duhej hequr nga lista e shpenzimeve. Një element tjetër që e nxjerr në pah dhe e thellon vjedhjen është edhe pretendimi i bashkisë së Vaut të Dejës se ka kryer pastrimin dhe rehabilitimin e kanalave kullues të zonës.
Nuk është e vërtetë. (...)Vlera totale e këtyre ndërhyrjeve është 526 milion lekë, financuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ku kanë shkuar këto para, këto investime për pastrimin e kanaleve kulluese të cilat me një rrebesh shi, siç ndodhi pak javë më parë, përmbytin banorët e Vau Dejës? Kanale të para, të dyta dhe të treta të papastruara, të cilat janë dëshmi e qartë e abuzimit që ndodh në këtë bashki. Ku kanë shkuar 870 milion lekë përveçse në xhepat ose serbatorët e makinave të bashkiakëve”, tha deputeti.
Ai ka bërë me dije se çdo denoncim do t’i referohet SPAK, teksa u bëri thirrje punonjësve që të që të distancohen nga çdo abuzim me taksat e qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës, pasi do të përballen me organet kompetente.
“Çdo ankesë po faktohet çdo ditë, ndërkohë që provat e mbledhura janë depozituar dhe po depozitohen çdo ditë pranë organeve të hetimit, në Prokurori dhe në SPAK, të cilët kanë provat e mjaftueshme për të hetuar dhe dënuar çdo pushtetar, që ka abuzuar me taksave të banorëve të Bashkisë Vau Dejës. Partia Demokratike nuk do të ndalet së denoncuari çdo abuzim, çdo vjedhje që i bëhet taksave të banorëve nga individë apo sektorë të kësaj bashkie të mbytur në korrupsion. Në ditët në vijim do kemi skandale të tjera të administratës së Bashkisë Vau i Dejës", tha Boçi.
Nuk është hera e parë që Boçi bën thirrje ndaj SPAK për tenderat që jepen nga Bashkia e Vaut të Dejes.Më herët ka denoncuar se kjo Bashki i dha 51.2 mln lekë kompanisë për rikonstruksion rruge, por punimet s'përfunduan teksa ka denoncuar në SPAK Mark Babanin me akuzën për korrupsion.
Ne se ke fakte,atehere padisni ne SPAK.Te tjerat rrena me bisht made in "babale".Turp e intelektual merresh me kto mashtrime.Neto SHAKLLABAN.
PërgjigjuPo si nuk u ngopet o te mjere. Po çfare kujtoni ju se do te pastrohen kanalet pa furnizuar mjetet e renda me karburant. Apo kujtuat se po behet njelloj si ne kohen e Zef Hiles i cili pretendon te vije perseri ne krye te Bashkise. Ne kohen e atij hapeshin zero kanale e shpenzojeshin fondet duke furnizuar makinat e hajduteve te Zef Hiles. Boll se jeni bere per te qare e per te qeshur se bashku.
Përgjigju