PD vijon të gënjejë shqiptarët, Noka nga Italia: BE shtyu pa afat negociatat (por Brukseli përgënjeshtroi Berishën)

Partia Demokratike, me Sali Berishën dhe besnikët e tij, vazhdon të gënjejë dhe tallet me shqiptarët për çështjen e negociatave me Bashkimin Europian, duke thënë se ky i fundit ka shtyrë pa afat bisedimet me Shqipërinë.

Këtë gënjeshtër më së fundmi e përsëriti Flamur Noka gjatë një takimi me shqiptarë në Napoli të Italisë.

“Kreu i qeverisë në ikje premton dhe mendon me idenë se po i gënjen shqiptarët, duke tentuar t’i marrë për budallenj se mendojnë se janë dritshkurtër dhe nuk kanë memorie, por ju e dini më mirë se kushdo, shqiptarët e dinë më mirë se kushdo që ajo pasaportë është mbajtur peng nga krimi, që integrimi është mbajtur peng në 12 vite nga droga dhe korrupsioni që ka mbërthyer regjimin në pushtet. Edi Rama përpiqet t’i mashtrojë shqiptarët me pasaportën e Bashkimit Europian, por Europa pak ditë më parë vendosi të shtyjë pa afat bisedimet me Shqipërinë për 2 kapitujt e parë të integrimit. Pse? Sepse në Shqipëri qeveris krimi”,-  gënjeu Noka.

Por për Report Tv në një reagim ekskluziv Komisioni Europian përgënjeshtroi Berishën dhe besnikët e tij duke thënë se nuk ka asnjë bllokim në procesin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Një zyrtar i Komisionit Europian i tha ekskluzivisht Report Tv se jo vetëm që nuk ka bllokim të negociatave, por po vijon puna për mbajtjen e konferencës së katërt ndërqeveritare, për të hapur zyrtarisht, ashtu siç ishte premtuar grupkapitujt, "Tregu i brendshëm" dhe "Konkurrueshmëria e rritja gjithëpërfshirëse".

Për këtë, thotë zyrtari i Komisionit Evropian për Report Tv, janë duke vijuar diskutimet në Këshill, bazuar në propozimet e Komisionit. Ndërkohë, në reagim theksohet se po diskutohet hapja e të gjitha grupkapitujve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:27
Berisha riciklon qëndrimet qesharake para shqiptarëve edhe në Napoli: Edi Rama vare në litar TikTok-un, mjetin më modern të komunikimit

 

Kreu i PD, Sali Berisha, vazhdon “çmendurinë” e tij duke sulmuar qeverinë për mbylljen e TikTok - një vendim i kërkuar masivisht nga qytetarët - me pretekstin se është censurim i fjalës së lirë.

Në fjalimet e tij, ky është ndër të paktat “argumenta” që ka dhe riciklon para shqiptarëve dhe të njëjtën gjë bëri edhe para bashkatdhetarëve tanë në Napoli të Italisë.

“Ti monstër e babait tënd vare në litar TikTokun, mjetin më modern të komunikimit të rinisë shqiptare dhe e bëre atë se nuk duroje kritikat e tyre. Edi Rama, diaspora nuk pajtohet me flamurin tënd të zi të censurës. Prite se po vjen, 11 maji është dita e saj, është fundi yt”,- tha kreu i PD.

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taypi: 23/03/2025 21:04

    Pse jan kaq debila keta kelyshet e berishes mor bur. Vetem mashtrojne..esht turp e gjynaf tu japesh voten ketyre plehrave

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 23/03/2025 18:39

    Keta jane aq te pa cipe sa genjejne diten me diell BE pergenjeshtrovi berishen dhe tha qe ne dhjetor do te hapen grup kapitujt e fundit , ptuuu Riace e poshter .PD eshte partiamo e babaleve .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit