Pa sheshuar ende dilemat dhe pakënaqësitë e brendshme për ekipin e 12 drejtuesve politikë të qarqeve, Partia Demokratike ka nisur prezantimin e tyre në bazë.
Në mungesë të Sali Berishës që tashmë është zyrtarisht i pandehur nga SPAK, prezantimi është bërë nga 2 të besuarit Noka e Paloka që Berisha gjithashtu i ka besuar dirigjimin e fushatës në mungesë të tij.
Drejtuesi i ri politik i Qarkut të Korçës, Ivi Kaso, zhvilloi një tur takimesh në pesë degët e PD-së, ku u prezantua me strukturat e opozitës. Përballjen me kundërshtarin Niko Peleshi, e komentoi si përballje filozofish dhe jo emrash.
Ndërkohë një ditë më parë në Fier u prezantua edhe Gazment Bardhi, ku megjithë socialistët do të duhet të llogarisë edhe votat e influencën politike që demokrati Enkelejd Alibeaj, i divorcuar përfundimisht me PD, ka.
“Fieri ishte ndalesa e parë në takimin prezantues me strukturat drejtuese të degës. Fieri ka qindra arsye për të mbështetur ndyshimin, por mbi të gjitha, se kurrë nuk ju kthye besimi i madh që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet. Në vend të mirënjohjes, qytetarët e ndershëm e punëtorë të Fierit u përballën gjatë gjithë këtyre viteve me arrogancën, varfërinë dhe korrupsionin në çdo sektor” shkruajti Bardhi pas takimit prezantues.
PD i zyrtarizoi më 4 shtator 12 drejtuesit politikë të saj. I pari që zbarkoi në terren ishte Ervin Salianji që iu besua drejtimi i Elbasanit, Tirana iu la Belind Këlliçit, Durrësi Oerd Bylykbashit, Shkodra Luçiano Boçit, Lezha Agron Gjekmarkajt, Fieri Bardhit, Korça Ivi Kasos, Kukësi Flamur Hoxhës, Gjirokastra Tritan Shehut, Vlora Bujar Leskajt ndërsa Berati e Dibra Eno Bozdos e Xhelal Mziut.
G.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
12.5%
-
Pak
15%
-
Aspak
72.5%
Vota total: 40
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Polemika/ Xheni Karaj përplaset me Floriana Garon: Je e neveritshme, U njohin mirë gratë 'Nr. 1' e 'Nr. 2' të disa 'konservatorëve' në PD (VIDEO)
24 Janar, 10:57
-
Balla me federatën ‘Vatra’: E domosdoshme hapja e një konsullate në Miçigan! Regjistrohuni për zgjedhjet, afati i fundit 4 mars
24 Janar, 10:00
-
Zgjedhjet/ Zaloshnja: Betejë vetëm për 48 mandate, 92 deputetë i caktojnë Berisha e Rama
23 Janar, 22:41
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit/ Sula: Ka një kleçkë ligjore dhe 'hipokrizi', ja se si vihemi në lëvizje!
23 Janar, 20:53
-
Thoma Gëllçi: Sherrin nuk e gjeta mes jush. Atë ua solla unë!
23 Janar, 20:41
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?
23 Janar, 19:59
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan
23 Janar, 18:16
-
Nisin primaret në PD/ Report Tv zbardh mesazhin dërguar kryetarëve të degëve: Dorëhiquni nëse doni të merrni pjesë
23 Janar, 15:56