PD zbret në terren, nis përgatitjet nga Kukësi për protestat, Paloka: Revoltë qytetare

Partia Demokratike ka nisur organizimin për protestën e 16 shkurtit që do të zhvillohet në Tiranë para Kryeministrisë. Por, përpara protestës së 16 shkurtit, opozita do të organizojë protesta në të gjitha qytetet nga data 2-12 shkurt, kundër qeverisë. Sot nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ishte në Kukës ku zhvilloi takime me strukturat për organizimin. Paloka u shpreh se kuksianët do të protestojnë për varfërinë, tarifën në Rrugën e Kombit, koncesionet, por edhe probleme të tjera. 

“Protesta do të zhvillohet për ti dhënë një zë revoltës së qytetarëve, pakënaqësisë së qytetarëve ndaj qeverisë e cila vetëm për interesat e qytetarëve nuk punon. Jam në Kukës për të testuar dhe organizuar këtë lëvizje dhe për ta filluar jo vetëm nga këtu por edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Kuksianët do të protestojnë për varfërinë, për tarifën në Rrugën e Kombit, për koncesionet që detyrojnë qytetarët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës”tha ai.

Partia Demokratike dhe aleatët kanë vendosur të protestojnë në 16 shkurt ora 11:00 në Tiranë, përpara Kryeministrisë për largimin e qeverisë. Protesta e fundit e organizuar nga opozita ka qenë ajo e 26 majit 2018 përpara Kryeministrisë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 27/01/2019 18:01

    Nga Kukesi mor hajvan pret revolt qytetare?Asht cue nje Angli ne kamb ti perzejne kukesianet,e ti pret nga kuksianet revolt qytetare?

    Përgjigju
  • Fredi: 26/01/2019 14:57

    Me ç’pará thuthuqëria ushqeu veten me gjith soj e sorrollop gjith ata muaj që nuk unparaqit në punë? Ku i gjeti rrogat? Mund ta hetojë këtë gjë prokuroria? Ne të tjeteve gjetkë e gjetkë neper botë , po nuk morëm rrogë e para e punës ngordhim për të ngrene dhe e dyta nqse rroga nuk hyn në bankë shteti nuk mer taksat. Nqse për muaj me rradhë sistemi i taksave nuk mer taksat e tua, njofton bankën si është puna. Kur banka i dergon informacion se individi ka muaj që nuk i hyjne pará ne llogoari atëhere të therresin e të pyesin si qëndron puna etj etj etj derisa të të kapin per gryke... Pra Paloqen e kontrollon kush se si jetoi me ç’të ardhura gjith këta muaj që nuk u paraqit në punë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë