Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përkujton 29 vjetorin e humbjes së jetës së shkrimtarit dhe disidentit të madh Bilal Xhaferi. Ai lindi në Ninat të Çamërisë, në vitin 1935 dhe zhvilloi veprimtarinë e tij fillimisht në Shqipëri e më pas në SHBA.
Xhaferi u largua nga Atdheu në vitin 1969, për shkak të rrezikut që i kanosej jetës së tij nga regjimi komunist, teksa sigurimi i shtetit e konsideronte një disident. Ai veproi në mërgatë për të përhapur zërin e shqiptarëve antikomunistë.
Veprimtaria e tij letrare është e pasur, me vepra të rëndësishme si “Krastakraus”, "Balada Çame", "Rrugë dhe fate" etj, që e kategorizojnë ndër personalitetet më të mëdha të letërsisë shqiptare të shekullit të kaluar.
Po ashtu, ai u orvat të ngrinte zërin mbi të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, gjatë qëndrimit në SHBA, duke themeluar “Lidhjen Çame” dhe të përkohshmen “Krahu i Shqiponjës”.
Kësisoj, ai u bë pararoja e ringritjes së kërkesave për zgjidhjen e çështjes çame, që asokohe nuk lejoheshin të shqiptoheshin nga shteti shqiptar. PDIU përkujton me respekt këtë figurë të shquar kombëtare shqiptare.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com