Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ka bërë thirrje policisë që të lirojë 26 anëtarët e shoqatës “Çamëria”, që u shoqëruan pas protestës së ditës se sotme, teksa ka theksuar se sot u vërtetua sipas tij që Rama po ndjek axhendën e Greqisë. Referuar falenderimeve në dy gjuhë, greqisht dhe turqisht që Rama bëri në fund të konferencës me ministrin Nikos Dendias, Idrizi tha se " Kryeministri nuk i shpëton dot Çamërisë me 'efkaristo' dhe 'ejvallah'.
"Dhuna e paprecedentë, ndalimi i tubimit dhe shoqërimi në komisariat i 26 protestuesve të PDIU-së dhe Shoqatës “Çamëria” tregoi edhe njëherë që Qeveria ndjek axhendën greke dhe jo atë shqiptare. Vizita e ministrit të jashtëm grek në Tiranë, Nikos Dendias nuk mund të heqë Çamërinë nga axhenda shqiptare.
Shqiptarët e Çamërisë kanë 76- vjet që protestojnë ndaj genocidit më të ashpër në ballkan, ku forcat Zerviste vranë dhe masakrauan një popullsi të tërë. Absurdi i sjelljes së policisë politike për të ndaluar protestën e sotme, na kujton dhunën e ushtruar të vitit 2004, kur burra pleq u gjakosën në dyert e parlamentit shqiptar, për rezolutën e çështjes çame. Ne nuk na ndal dot askush në betejën tonë që shteti shqiptar të sillet me Greqinë me dinjitet, reciprocitet dhe dije.
Askush nuk mund të ndalë kërkesat tona të kahershme për zgjidhjen e çështjes çame, heqjen e ligjit të luftës, mosfaljen e asnjë cm2 tokë e det të shqiptarëve, mosbërjen e një censusi antishqiptar. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e nisi mandatin e tij si kalorës i Çamërisë dhe e përfundoi Kali i Trojës së Greqisë. Atë nuk e shpëtojnë nga Çamëria, as fjalët e tij në greqisht apo turqisht, as ylli komunist. Ai sot duhet të ishte shqiptar dhe vetëm si shqiptar mungoi. Ne i bëjmë thirrje policisë politike të lirojë menjëhërë 26 protestuesit, të cilët sot tubuan për interesin kombëtar të Shqipërisë", shkruan Idrizi.
Lajmi kryesor:
Dendias në Tiranë pritet me protesta nga PDIU e VV! 18 në hetim, gjoba për protestuesit pa maskë! Idrizi- Policisë: Do t’ju mbaj mend emër për emër! Rama, u kthye në 'kalin e Trojës së Greqisë'
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.8%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 684
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
Kërcënimi nga Lindja, F-35 dhe 'kupola e hekurt', Athina po armatoset
27 Dhjetor 2024, 21:47
-
Ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias: Turqia po zgjeron pretendimet ndaj Greqisë
14 Dhjetor 2024, 20:14
-
Data e zgjedhjeve 2025/ Presidenti nis takimet me partitë! ‘Të vegjlit’ propozojnë 4 majin! Begaj: Hapi i parë i një procesi që duhet të jetë model
20 Nëntor 2024, 07:24
-
Parlamenti/ Tensione të tjera në sallë, Dogjani kërkon fjalën para Idrizit dhe bllokon foltoren, ndërhyn dhe Garda! Pritet votimi i buxhetit (VIDEO)
19 Nëntor 2024, 20:03
-
Zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj nis konsultimet me partitë për datën! Nesër pret PR, PBDNJ, PDIU e LZHK! Më 25 nëntor PS dhe PD
19 Nëntor 2024, 16:34
-
Vlora e mbytur në llum pas përmbytjes, deputeti i PDIU i kërkon llogari Agjencisë së Mjedisit: A keni bërë inspektime, në kanalet e pastrimit nuk del as miu se i gërvishtet shpina
15 Tetor 2024, 17:12
-
Eduard Zaloshnja: Vlora, qarku ku PDIU-ja mund të përcaktojë mandatin e 9-të të PS-së
4 Tetor 2024, 15:41
-
PDIU i jep legjitimitet seancës plenare, dy deputetët opozitarë i shpëtojnë ‘rrethimit’ të Kuvendit
3 Tetor 2024, 15:53
-
Kuvendi miraton pr/ligji për studentët e Mjekësisë, 3 vite punë të detyruar ose paguaj studimet! Shteti duhet ta punësojë brenda 3 muajsh ose t'i japë 80% të pagës për 9 muaj
19 Shtator 2024, 17:32
-
Kuvendi miraton deklaratën: Greqia të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë! Idrizi: Mban gjendjen e luftës dhe sekuestron për pronat e shqiptarëve
18 Korrik 2024, 11:47
-
Të hiqet ligji i luftës me Greqinë! Ja përmbajtja e Pr/deklaratës së PDIU-së që do të votohet javën tjetër në Kuvend
10 Korrik 2024, 14:46