PDIU- Ramës: Ktheju arsyes dhe dialogut! Mos të kthehemi në komunizëm

PDIU- Ramës: Ktheju arsyes dhe dialogut! Mos të kthehemi në komunizëm

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se personat të cilët do të cenojnë procesin zgjedhor do të ndalohen të dalin jashtë vendit duke thënë se kjo ngjason me standardin e kohës së komunizmit.

PDIU i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të gjejë një zgjidhje urgjente politike, ku shqiptarët të zgjedhin dhe jo vetëm të votojnë.

"PDIU është thellësisht e shqetësuar për situatën politike dhe rritjen e tensioneve dhe konfliktit social në Shqipëri.

Vendi po rrëshqet me shpejtësi në një situatë dramatike për demokracinë. Segmente të tëra shtetërore po vihen përballë bashkive dhe në dhunim të qytetarëve që kërkojnë të mbrojnë demokracinë dhe pluralizmin në vend.

Tentativa për të zhvilluar zgjedhje moniste në Shqipëri, por edhe në mungesë të plotë të një date zgjedhjesh, pas dekretit të Presidentit për abrogimin e datës 30 Qershor dhe hyrjes në fuqi në Fletoren Zyrtare, e bën të detyrueshëm zbatimin e saj dhe çdo tentativë për të instaluar rregjimin autokratik në Shqipëri është tentativë për instalimin e monizmit. Secili individ i përfshirë do të përgjigjet personalisht, penalisht, në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.

Sot jemi në errësirën më të madhe të demokracisë në vend. Refuzimi i statusit të vendit kandidat, fillimi i procesit për heqjen e vizave, asgjesimi i gjykatave, prokurorisë, parlamentit, na kanë kthyer edhe më keq se 30 vite më parë. Deklarata e sotme, se ata që do shpallen armiq nuk do të lëvizin më jashtë vendit, në kundërshtim me nenin 38-të, të Kushtetutës, ku është e garantuar lëvizja e lirë e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë është shprehje e marrëzisë, ku mbajtja e pushtetit me çdo kusht ka errësuar çdo gjykim apo vlerë demokratike në vend.

Ky hap antikushtetues, i marrë dhe qesharak, ngjason identikisht me atë të standartit dhunues të të drejtave të njeriut të kohës së komunizmit, ku qytetarët ndaloheshin të pajiseshin me pasaporta, për jashtë shtetit.

PDIU i fton të gjithë përkrahësit e saj, të jemi bashkë në anën e drejtë të historisë e në mbrojtje të demokracisë, pluralizmit dhe zgjedhjeve të lira.

PDIU i bën thirrje politikës shqiptare dhe në veçanti, Edi Ramës, t’i kthehemi arsyes, dialogut dhe gjetjes urgjente të një zgjidhje politike, që kalon nga zgjedhjet e parakohshme dhe krijimi i kushteve, për zgjedhje të lira e të ndershme, për të gjithë, ku shqiptarët të zgjedhin si në demokraci, e jo të votojnë si në diktaturë", deklaron PDIU.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 19/06/2019 19:39

    O shoku cam ti je i ardhur ne fshatin tone ri urte se sheshi flamurit ska levizur nga vendi

    Përgjigju
  • ERP: 19/06/2019 18:46

    Doni te thoni Cim hajduti?!! Ky s’ka lidhje me camet

    Përgjigju
  • asl: 19/06/2019 18:36

    Shpetim Rama u hapi syte per te kerkuar te drejtat tuaja se deri dje rinit si shit,ju jeni ata qe doni komunizem te hane disa dhe te tjeret te vuajne per nje kafshit buke.Thirri radakes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë