Sulmi ndaj KZAZ-ve, Rama: Autorët 10 vite s'do dalin nga vendi! Përgjimet u nxorën nga konteksti! Basha të tregojë shokët për lobimin

Sulmi ndaj KZAZ-ve, Rama: Autorët 10 vite s'do dalin nga vendi! Përgjimet u nxorën nga konteksti! Basha të tregojë shokët për lobimin

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si të turpshme dhe fatkeqësi sulmet e militantëve të PD-së e LSI-së dhe zyrtarëve të bashkive të drejtuara nga opozita kundër KZAZ-ve. Ai paralajmëroi se nesër do të kalojë në parlament ashpërsimi i dënimit për krimet elektorale, ndërsa autorëve të këtyre ngjarjeve përpos burgut do u ndalohet dalja jashtë vendit nga 5 deri në 10 vite.

"Nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral. Kjo masë do të kalojë nesër në Parlament. E gjithë kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi. Keqardhje për ata që i ndjekin se po përfundojnë burgjeve. Shkojnë në burg për Lulin dhe për fallxhoren. Nxisin njerëzit të bëjnë rrëmuja, vetë flenë në shtëpitë e tyre" tha Rama. "Vështirësitë na stimulojnë. Ata janë në hall të madh, duhet ti kuptojmë. Ne na ra pjesa për të ndërtuar. Mua më cojnë mesazhe për ditë nga Italia, Greqia, Anglia, do të vijmë që të votojmë.

Kjo është fatkeqësi e madhe. Janë përpjekje të dëshpëruara, do të bëjnë akoma edhe ca sherre të tjerë, por nuk kanë asnjë të ardhme. Ajo e Shkodrës dje ishte e turpshme. Por nuk kanë cfarë të bëjnë më shumë se nuk e kanë popullin me vete. Është për fotografi për televizor për t'i cuar jashtë, që ky vend nuk i meriton negociatat. I kthyen bashkitë në banda. Në të gjithë sulmet, policia i ka të skeduar elementët me precedent penal. Edhe ne kemi bërë gabimet tona, por dil dhe shfrytëzo gabimet e mira dhe fito" tha Rama.

Kreu i qeverisë komentoi edhe njëherë përgjimet e nxjerra nga 'Bild'-i ku mes të tjerash është publikuar edhe një bisedë e tij. "Merren me pisllëqe me përgjime, që duhet të ishin hetuar dhe provuar, dhe kush është përgjegjës duhet të përgjigjet para ligjit dhe nxjerrin përgjime sikur.....Nxjerrja nga konteksti është...Ato biseda i bëj prapë, ato janë për fushatën elektorale për komisionerët, për objektivat, pritshmëritë, prandaj jemi të organizuar dhe i mundim ata" tha ai.

Në fund ai kishte edhe një mesazh për Lulzim Bashën, që sot shkoi në prokurori pasi u mor i pandehur për dosjen e lobimit rus. "Prokuroria është e mirë kur nxjerr sekretin hetimor dhe i çon te partia, kur thotë hajde trego shokët...joooo. O duhet bërë shtet këtu. Këta edhe me Fatosin, bërtisnin "Nano ik", edhe me këtë shokun që na iku nga duart, "Meta ik", tani prapë me atë refren, vetëm sa ndryshojnë emrin".

Ndryshimi ne Kodin Penal qe do te miratohet neser ne Kuvend per krimin zgjedhor

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 19/06/2019 12:06

    Ca konteksti flet o plehre. Ato bejn muuu!

    Përgjigju
  • Berish Tritoli: 19/06/2019 11:30

    Do kallim tane kzaz dhe gjithe shkollat e Lali kellires dhe Edvin Maduros

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 19/06/2019 11:28

    Shqiptaret Jane te lodhur me keto ngjarje. Ligji duhet te sundoje ne te gjithe Republiken e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur