PD-ja e Vlorës vendoset në pronën e 'trafikantit' që akuzoi vetë

Selia e PD-së, Vlorë

Faktohet me zë, figurë dhe dokumente se selia e Partisë Demokratike e Vlorës, një ambient 349 metër katrorë, është aktualisht në pronësi të Gramos Murataj.

Në vitin 2018, kryetari i PD-së Lulzim Basha, Gent Strazimiri dhe Enkelekd Alibeaj e akuzuan Gramos Murataj se po pastronte paratë e klanit “Xhafa” në Vlorë dhe i cilësuan vëllezërit Murataj si bashkëpunëtorë të ngushtë të vëllait të ish ministrit Xhafaj.

Në verën e vitit 2018, Partia Demokratike nisi një sulm frontal ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Krerët e PD-së sulmuan Xhafajn për të kaluarën kriminale të të vëllait, z.Agron Xhafaj.

Basha, Strazimiri dhe Alibeaj përmenden edhe emra të tjerë, që kishin lidhje me klanin “Xhafa” në Vlorë, siç e quanin ata. Emri më i lakuar ishte ai i z.Gramos Muratajt. Fiks Fare vëzhgoi faqen zyrtare të Partisë Demokratike, ku rezultoi se më 29 korrik 2018, në foltoren e PD-së, z.Gent Strazimiri akuzoi ish-ministrin Xhafaj për lidhje me gjyqtarë dhe me persona të dënuar. Në atë kohë ai bëri këtë deklaratë; “A ka qenë Ardian Dvorani ndërmjetësi i Agron Xhafajt me anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të vendosur mosekstradimin në Itali të Gramoz Murataj, anëtarit të bandës së Agron Xhafajt, i dënuar bashkërisht me të për trafik ndërkombëtar droge?”.

Në  shtator të po atij viti, akuzat u përsëeirën edhe nga Enkelejd Alibeaj, i ciki do akuzonte bashkëpunëtorët e ngushtë dhe pjesë të bandës së Agron Xhafajt vëllezërit Besnik dhe Gramos Murataj, të dënuar, sipas tij, për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge. “Për këta dy të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, duhet të kishte vepruar Ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Por deri tani ligji nuk ka vepruar për kompaninë e regjistruar me emrin e dy trafikantëve të drogës” është shprehur Alibeaj.

Disa javë më vonë, PD-ja e ngriti stekën me akuzat, ku kësaj herë akuzat u bënë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ai e akuzoi ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafajn, si njeriu që ndihmoi vëllain dhe ortakët e tij, vëllezërit Muratajt t’i fshiheshin drejtësisë italiane si dhe të shtinin në dorë pothuajse 1/3-ën e lojërave të fatit të Shqipërisë për të pastruar paratë e pista të drogës. Basha shkoi edhe me tej me akuzat, ku tha se klani Xhafaj- Murataj mbajnë prokurorë dhe politikanë në listën e tyre të pagesave.

Por, dy vite e gjysmë më pas, ky lumë akuzash për Xhafajn dhe vëllezërit Murataj nga ana e PD-së u harrua. Arsyeja? Selia e PD në Vlorë. Prona 349 metra katror, në të cilën është vendosur selia e PD-së në Vlorë, është pronë e njërit prej të akuzuarve, pikërisht e z.Gramos Muratajt. Prej disa javësh, PD-ja e Vlorëë ka ndryshuar adresë, duke u vendosur afër qendrës së qytetit, në një pallat 12 katësh, pikërisht në katin e dytë.

Ndërtesa shumëkatëshe njihet ndryshe në Vlorë si “pallati i Ardian Kollozit”. Ky i fundit, ish deputet dhe kreu i PD-së së Vlorës. “Fiks Fare” bisedoi me disa banorë dhe pronarë dyqanesh në këtë pallat për pronësinë. Të gjithë njëzëri pohuan se pallati ishte në pronësi të ish deputetit Ardian Kollozi, madje edhe për selinë e PD-së mendonin se ishte pronë  e tij.

Por, Fiks Fare, më anë të dokumenteve faktoi se selia e PD-së ndodhej në pronë të “kriminelëve” siç vetë këta të fundit e kishin quajtur gati për një vit rresht.

Prej më shumë se dy vitesh, ambienti 349 metra katrorë, ku është vendosur selia e PD-së është në pronësi të familjes Murataj! Më saktësisht, e z.Gramos Muratajt, një emër i njohur dhe i lakuar nga PD-ja.

Fiks Fare kërkoi zyrtarisht në Kadastrën Vlorë dokumentet e ambientit 349 metër katrorë. Sipas një dokumenti, Kadastra kthen përgjigje se “në sistemin me kartelë pasuria me numër 26 / 187, e llojit ‘njësi’, me sipërfaqe 349 metër katrorë, është në emër të z.Gramos Murat Murataj. Prona është përfituar me titull pronësie, kontratë shitje në datën 6 gusht 2018”. Sipas një dokumenti tjetër, shitësi “Blu Horizont 2005” i ka shitur pronën z.Murataj për 100 mijë euro. Sipas QKB-së, firma shitëse është në pronësi të familjes Kollozi.

Bashkëlidhur, Kadastra i vuri në dispozicion redaksisë së Fiks Fare të gjithë dokumentet shoqëruese të kësaj prone. Në një dokument tjetër, emri i z.Gramos Murataj është shënuar pikërisht në gusht 2018. Prona, ku është aktualisht PD-ja, ka qenë me masë kufizimi. Por sipas dokumentave, Gramos Murataj, në shtator 2018, në kohën kur eksponentë të Partisë Demokratike e akuzonin se po pastronte paratë e klanit Xhafaj, bën një pagesë prej 100 mijë eurosh për heqjen e kufizimeve.

“Pra, thotë Kadastra, pronari aktual i pasurisë 26 / 187, është Gramos Murat Murataj”. I njëjti person që Partia Demokratike e akuzoi në 2018 -ën për lidhje me klane mafioze. I njëjti person që PD-ja i mori në 2021-shin ambientin për selinë e PD-së së Vlorës!

E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja e Kavajës, sipas jush si do të jenë ditët e fundit të fushatës elektorale?

Komento

Komente

  • Iris: 26/02/2021 02:41

    Eshte shume interesante se si PD,i preferon pagesat e heshtjes ne natyre,jo ne cash.S.d.q.per kete rast,mund te thuash qe PD me vetedije ka ndihmuar ne pastrim parash,ose vepre kriminale dhe ka marre ne perdorim nje objekt te ngritur nga fitime te dyshimta.Ku eshte SPAK?

    Përgjigju
  • Vlora: 25/02/2021 23:53

    PD me koha Vlora i ka bete mu...

    Përgjigju
  • JamKushJam: 25/02/2021 22:44

    .. e mo se se kane problem te lepijen aty ku kan peshtyre, po tu japesh lek mjaftueshem

    Përgjigju
  • Kuç: 25/02/2021 21:34

    Vlorëzeza thuajë

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Balluku: Aeroporti i Vlorës kushton 104 mln euro , punimet nisin brenda 14 muajsh