Kështu pohoi përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti, i cili bashkë me Memli Krasniqin dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese pyetjet lidhur me ligjshmërinë e seancës së djeshme, nga e cila PDK pretendon se ka pasur shkelje të procedurave.
“PDK mendon se procedurat janë shkelë. Ka pasur shkelje të njëpasnjëshme. Kemi kërkuar që të pezullohet kjo procedurë, nga Gjykata Kushtetuese, nuk kemi kërkuar sqarim”, tha Haliti duke shtuar se PDK është grupi më i madh parlamentar, dhe është ai që i ka fituar zgjedhjet e certifikuara nga KQZ.
“Ne e dimë që janë krijuar grupe dhe kanë krijuar grupe të përbashkëta, por këto nuk janë të legjitimuara”, tha ai.
Edhe kreu i PDK-së, Hashim Thaçi tha sot se vendimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës, dolën nga një proces antiligjor, antidemokratik dhe antikushtetues dhe janë të pavlefshme dhe të barabarta me zero./KosovaPress/
Redaksia Online