"Ju e dini mirë se në 4 vitet e qeverisjes së PD në Tiranë nuk është bërë asgjë"- tha Milo, duke theksuar se është e domosdoshme që në zgjedhjet e 21 qershorit të votohet Erion Veliaj, si kandidati vizionarë që do të bëjë konkrete projektet për kryeqytetit.
“Mbështesim PS, një aleate historike. Do bashkëpunojmë ngushtë për fitoren e 21 qershorit dhe të sjellim së bashku një bashkëqeverisje në shërbim të qytetarëve. Të bindim qytetet për efektshmërinë e këtij programi. Ju e dini mirë se në 4 vitet e qeverisjes së PD në Tiranë nuk është bërë asgjë. Tirana ka bërë hapa mbrapa krahasuar me atë që e la Edi Rama. Ne do bëjmë konkrete projekte të kapshme. Politikën e madhe e bën qeveria dhe politikat qeveritare.
Pasi iku Rama nga drejtimi i bashkisë edhe ato pistat për vrapim që u ndërtuan, tani ke frikë të ecësh sepse janë në një gjendje shumë të keqe. Ndaj me Erion Veliajn ne do të shtojmë hapësirat e gjelbra. Është fat që kryetari i bashkisë vjen nga posti i ministrit të mirëqënies sociale sepse të gjitha punët që ka bërë atje do ti bëjë edhe këtu.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë PD-në sepse ka dhenë gjithmonë një politikë konsekuente. Ne kemi një vizion evropian për Shqipërinë. Bashkia e Tiranës ka nevojë për një ekip vizionarë dhe ajo tashmë e ka një kandidat vizionarë i cili me vizionin e tij do drejtojë bashkinë e Tiranës. Duhet të mendojmë më shumë për qytetarët. I sugjeroj qeverisë më shumë vëmendje për shtresat në nevojë, për njerëzit e varfër dhe për njerëzit e thjeshtë. Të hiqet kamatëvonesa për energjinë elektrike, të jepen disa mesazhe për njerëzit e varfër dhe të thjeshtë sepse ata janë me ne. Të bëjmë një fushatë aktive shtëpi më shtëpi dhe lagje më lagje”, tha Milo.
Erion Veliaj: Do e çoj përpara drejtësisë Florenc Hoxhën, nuk punoj me gangstera
"Për ne ky nuk është një koalicion numrash por cilësie me ide si ato të Paskal Milos"- tha Veliaj, duke theksuar se cilësia është thelbi i fushatës dhe punës së tij.
Më tej, ai theksoi se me marrjen në drejtim të bashkisë së Tiranës do të çojë para drejtësisë Florenc Hoxhën, pasi nuk mund të punojë me një kryepolic bashkie i cili rreh gratë.
“Unë nuk mund të punoj me gangster në policinë bashkiake, por me njerëz që punojnë fort. Unë do ta çoj atë në drejtësi sepse nuk mund të punoj me një kryepolic të bashkisë i cili rreh gratë. Unë jam i hapur për më të mirët, që kanë një pasion për të shërbyer, që kanë vullnet të punojnë me ata dua të punoj”- tha Veliaj.
"Koalicioni ynë në thelb është një çështje cilësie. Ne nuk na gëzon fakti që partia tjetër po shpërbëhet por, ne na gëzon fakti që të majtët kanë qenë bashkë në të gjithë këto vite sepse dinë të qeverisin dhe dinë të bëjnë shtet. Ndaj dhe për ne ky nuk është një koalicion numrash por cilësie. Jemi në një fushatë cilësie të ideve dhe idetë që hodhi Paskali janë thelbi i fushatës tonë. Fushata jonë ka një filozofi: Ku ne duhet të shkojmë të votojmë e të nisim menjëherë punën për temat e tavolinës së bukës .
Është shumë e rëndësishme që të bëjmë një dallim shumë të qartë midis nesh që kemi një projekt të qartë zhvillimi dhe ecie përpara dhe atyre që kanë vetëm një vizion, shkatërrimi”, -tha më tej Veliaj.
Redaksia online
(o.b/shqiptarja.com)