PE miraton raportin për Shqipërinë, Santos: Deri në 2030 në BE! Varhelyi: Është vendi që ka bërë më së shumti këtë mandat

Deri në vitin 2030 Shqipëria do të antarësohet në BE. Lajmi vjen nga Parlamenti Europian i cili ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure raportin për Shqipërinë, i cili ka kaluar me 536 vota pro, 54 kundër dhe 32 vota abstenim. Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, u shpreh se Shqipëria po e përmbyll në kohë rekord procesin screening.

 “Ne besojmë se do të krijohen kushtet që procesi i anëtarësimit në BE të përfundojë deri në vitin 2030. E ardhmja e Shqipërisë është në BE”.

Komisioneri për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, u shpreh se procesi screening pritet të mbarojë në muajin nëntor të këtij viti.

“Ne planifikojmë të përfundojmë procesin screening deri në muajin nëntor. E ardhmja e këtij vendi me siguri i përket Bashkimit Evropian dhe mendoj se ky është vendi që ka bërë më së shumti në këtë mandat jo vetëm për të kapur hapin e radhës, por edhe për të bërë progres real në terren dhe për të ndryshuar realitetin", tha Varhelyi.

Në PE, Shqipëria është cilësuar, një partner i besueshëm i politikës së jashtme dhe mbetet një aleat i rëndësishëm gjeopolitik falë përpjekjeve të saj për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, thuhet në raport.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Korca: 12/07/2023 22:33

    Po te kete BE deri ateĥere!

    Përgjigju
  • Sunny tirana: 12/07/2023 18:10

    Shaiperia ka qene perhere aleat i besueshem per BE dhe faktor paqeje ne ballkan. Avanconi pranimin e vendit tone ne BE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja