/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Ka përfunduar në barazim përballja mes Tiranës dhe Laçit e luajtur në "Qemal Stafa" në kuadër të ndeshjeve të para gjysmë finale të kupës së shqipërisë.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe rastet nuk munguan. Tirana tentoi disa herë të portën e kurbinasve përmes Bushiç, Ndikumanës dhe Muzakës, teksa Laçi kërkonte gjithnjë përmes vertikalizimeve Xhejms, por mbrojtësit bardheblu i kishin marrë mirë masat. 24-herë kampionët e Shqipërisë luajtën me agresivitet edhe më të lartë gjatë pjesës së dytë, por sërish Laçi u mbrojtj mjaft mirë dhe barazimi 0-0, lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.
Më herët, Kukësi ka fituar betejën e parë të turit gjysëm final të kupës së Shqipërisë përballë Skënderbeut. Ishte Pero Pejiç që i dha një "shuplakë" të fortë ish skuadrës së tij Skënderbeut, vetëm 6 minuta pas fillimit të lojës.
Ndeshja e zhvilluar në "Zeqir Ymeri" ishte mjaft emocionuese edhe pse tifozët nuk ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit, për shkak të dënimit të sanksionuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ndeshja nisi mjaft shpejtë me Skënderbeun që goditi shtyllën përmes Lilajt në të 4-ën, ndërsa kundrapërgjigja e kuksianëv e ishte e menjëhershme. Lushtako vertikalizon për Pero Pejiç, i cili mes dy mbrojtësave "miq" arrinë të infiltrohet në zonën kundërshtare, duke u gjendur i vetëm përball portierit korçar dhe nga ku do të ishte një lojë fëmijësh për sulmuesin kroat për të shënuar.
Ndeshja vijoi edhe më e ashpër. Dyluftimet në mesin e fushësi ishin në rendin e ditës, ndërsa Kukësi tentoi përmes kundra sulmeve të gjente dyfishimin rezultatit. Pesë minutat e fundit të 45-minutëshit të parë ishin mjaft emocionuese, ku vendasit vuajtën presionin e skuadrës së Josës, që ndërtojë tre aksione të rrezikshme. Fillimisht ishte Martins, më tej Ribas dhe në fund sërish Lilaj që drithëruan portierin Halilaj të bluve verilindor. Edhe pjesa e dytë u luajt në të njëjtat ritme. Pjesa e dytë nisi me një moment të vështirë në portën e Skënderbeut, por Lushtaku pas një sllallomi që nga mesfusha nuk e shënjestroi si duhet portën e korçarëve. Pak çaste më vonë provoi edhe Dushku, por Shehi i mohoi golin. Me kalimin e minutave Josa hodhi në fushë dy sulmuesit Stojkov dhe Sefa, për të rritur forcën goditëse, por formacioni i Artim Shaqirit, u mbrojt mirë, duke mos lejuar prekjen e rrjetës, edhe pse në minutat shtesë u desh ndërhyrja vendimtare e Halilajt për të shmangur një gol të sigurtë pas goditjes me kokë të Stojkov. Pavarësisht kësaj humbjeje, Skënderbeu ka shanse të mira për t'u kualifikuar në finale, por duhet të fitojë me dy gola diferencë në sfidën e kthimit që do të luhet pas dy javësh në Korçë.
Pas dy javësh ndeshjet e kthimit
Tabela e Kupës së Shqipërisë:
Kukësi-Skënderbeu 1-0 (Pejic 6?)
Tirana-Laci 0-0
/Shqiptarja.com