Imazhe të raketës së re tokë-ajër Hongqi-10 ("flamuri u kuq") u publikuan për herë të parë dje në mbrëmje nga televizioni shtetëror CCTV.
Sistemi Hongqi-10 do të shërbejë, në mënyrë të veçantë për mbrojtjen e anijeve luftarake dhe mund të hyjë në aktivitet për 10 sekonda.
"Ky sistem ka kapacitete të shkëlqyera për interceptimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi", theksoi Lan Yun, zëvendëskryeredaktori i revistës kineze "Modern ships", cituar sot nga e përditshmja "Global Times".
Prezatimi i sistemit "Hongqi-10" u bë ndërkohë që Pekini ka hasur vështirësi për shitjen në Akara të sistemit të saj antiraketë "Hongqi-9", sepse firma kineze që e prodhonte, "China Precision Machinery Import-Export Corporation" (CPMIEC) ishte përfshirë në listën e zezë të SHBA për shitje të armëve dhe teknologjisë në Iran dhe në Siri./
/ec/ a.jor.
