Pelegrinazhi, 1301 haxhinj të vdekur në Mekë, Egjipti akuzon agjencitë turistike, Nënkryetari i KMSH: Ka pasur edhe shqiptare që janë mashtruar

Meke- Janë 1301 haxhinj humbën jetën gjatë pelegrinazhit në Mekë për shkak të temperaturave ekstrisht të nxehta. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Laurent Luli tregon për Report Tv se 600 pelegrinë kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt Haxhit por fatmirësisht të gjithë janë në gjëndje të mirë shëndetësore.

Pelegrinët që kanë humbur jetën kanë qenë kryesisht të paregjistruar, dhe Egjipti akuzon agjencitë turistike të cilat kanë organizuar pelegrinazhin duke mashtruar besimtarët dhe duke i braktisur ata në Mekë ku temperaturat kanë shkuar deri në 48 – 49 gradë.

“Askush nuk duhet të udhëtojë  pa u bërë pjesë e një haxhi. Përtej haxhinjve që ishin të përfshirë në organizim të një institucioni kishin ardhur klandestinë. Janë mashtruar nga agjencitë e udhëtimeve. Sidomos nga Egjipti, Jordania. Kanë hyrë klandestinë. Nuk kanë pasur asnjë mundësi akomodimi. 1301 persona kanë humbur jetën. 83% kanë hyrë klandestinë” tregon Luli në një intervistë me skype nga Meka ku ndodhet me haxhinjtë shqiptarë.

Nënkryetari i KMSH-së, Luli tregon se ka pasur shqiptarë të cilët janë mashtruar por nuk mund të thotë një numër të caktuar, ndërsa tregon se shumë të tjerë u ka këshilluar të mos marrin një rrugëtim të tillë pa u organizuar.

  A ka shqiptarë që kanë rënë pre e mashtrimit?

“Ka patur individë të gënjyer apo të mashtruar por i kam këshilluar që të kthehen pas e të mos marrin rrugën për një udhëtim të tillë pasi është tepër i rrezikshëm. Mesa informacion që kam një pjesë e mirë janë kthyer" tha ai për emisionin sot Live në Shqipëri, në Report Tv.

Luli tregon dhe pse duhet që haxhinjtë të shkojnë të organizuar.

"E vetmja rrugë që duhet ndjekur sidomos për ritualet e tilla janë institucionale e zyrtare. Komuniteti Mysliman shqiptar ka marrë masa që haxhin ta organizojë në mënyrë komode dhe pa i ngarkuar një barrë të madhe financiare”

Kemi shmangur pikun duke kryer ritet gjatë kohës që nuk ishte. Besimtarët duhet bëjnë kujdes. Kemi organizuar ritualet  në orare shumë më komode si dhe është përzgjedhur dhe itenerari”

Në vitet e fundit, Arabia Saudite ka rritur masat e sigurisë për të garantuar sigurinë e pelegrinëve gjatë Haxhit - në të kaluarën qindra vdiqën për shkak të turmave - megjithatë ajo ende kritikohet se nuk bën sa duhet, veçanërisht për mosregjistrimin.

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Klithma ndaj makutërisë së mjekëve: Mos kini frikë drejtësinë, por Perëndinë!

Klithma ndaj makutërisë së mjekëve: Mos kini frikë drejtësinë, por Perëndinë!