Data 18 gusht shënon nisjen e pelegrinazhit të besimtarëve bektashinj në malin e Tomorrit,  pelegrinazh i cili do të zgjas deri në 25 gusht.

Policia e Beratit, në bashkëpunim me komisariatet  e policisë së Kuçovës dhe Skraparit, ka publikuar një plan masash për garantimin e qetësisë publike, shmangien e incidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore, lëvizjen e qarkullimit normal të mjeteve e këmbësorëve në rrugë dhe në zonat turistike, gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”.

Gjithashtu në kuadër të masave të marra për zhvillimin e pelegrinazhit, do të bashkëpunohet edhe me Organet e Pushtetit Vendor, P.M.N.Z.SH, Spitalin Rajonal Berat si dhe me Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve.

Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në përbërje të së cilës janë; Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë, dhe Skrapar ofron një shërbim policor, në partneritet me komunitetin dhe në përputhje me të drejtat kushtetuese, për krijimin e një mjedisi sa më të sigurte për të gjithë shtetasit vendas e të huaj që do të marrin pjesë në këtë pelegrinazh.

Shërbimet e policisë më të përqendruara do të jenë përgjatë akseve rrugore:

1.            Berat-Poliçan-Pronovik-Novaj–Teqe,

2.            Poliçan -Çorovodë,

3.            Çorovodë-Gjerbës–Teqe e Kulmakut, pika të tjera që do të vendosen si dhe në territorin ku zhvillohet aktiviteti i pelegrinazhit.

Do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore në akset kryesore, për përballimin e fluksit të automjeteve, orientimin dhe marrjen e masave ndaj përdoruesve të rrugës që qarkullojnë në gjendje të dehur apo shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve automobilistike gjatë periudhës së pelegrinazhit për në “Malin e Tomorit”.

Janë marrë të gjitha masat për bllokimin e mjeteve të tonazhit të lartë që transportojnë pllaka guri nga mali në qytet, me qëllim lënien e lirë të rrugës për lëvizjen e lirë të automjeteve.

Janë marrë të gjitha masat për përcaktimin e vendqëndrimeve të automjeteve të Personaliteteve të Larta Shtetërore, pelegrinëve dhe Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes së automjeteve.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve të transportit publik si (autobusa dhe mikrobuza) të ndalojnë qarkullimin nga nga aksi nacional për në Teqen e Kulmakut.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat kërkon bashkëpunimin dhe mikuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për zbarim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor.

Duke ju uruar një pelegrinazh të mbarë!

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com