Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, rruga 'makth' për qytetarët: Baba Mondi t'na bëjë rrugën

Mijëra besimtar bektashinj por jo vetëm kanë nisur Pelegrinazhin për në Teqen e Kulmakut si ritual i besimit Bektashi. Nga numri i lartë i Pelegrinëve që kanë zgjedhur të ngjisin malin me makinat e tyre janë krijuar radhë të gjata trafiku. Po ashtu një problem i madh është edhe rruga e prishur. Në pjesën më të madhe të rrugës makinat e kanë thuajse të pamundur të lëvizin për shkak të terrenit të thyer. Të vetmet makina edhe pse me vështirësi që kalojnë janë fuoristradat 4x4. Por ka edhe nga ata guximtarë që provojnë të ngjiten edhe me makina më të vogla.

Edhe banorët shpreheni pakënaqësit e tyre në lidhje me rrugën. Njëri prej tyre i ka bërë thirrje Kryegjyshit Botëror, Baba Mondi që të ndihmojë në rregullimin e rrugës.

"Rruga është copë-copë. Gjithmonë, çdo vit rruga kështu është, se unë vij gjithmonë." shprehet një besimtarë.

"Baba Mondi të rregullojë rrugën. Rruga asgjë më shumë. Pastrimi është më ndryshe" ka thënë një tjetër.


Lajmi kryesor:

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, sot dita kulminante, mijëra besimtarë ngjiten në Teqenë e Kulmakut


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër