Rikthehet parlamenti, PS e PD caktojnë axhendën politike! Maxhoranca fokus tek komunikimi publik! Opozita aksion të gjithanshëm

Rikthehet parlamenti, PS e PD caktojnë axhendën politike! Maxhoranca fokus tek komunikimi publik! Opozita aksion të gjithanshëm

Gazment Bardhi, Ina Zhupa e Flamur Noka

Tirane- Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, dy grupet më të mëdha politike të PS e PD kanë nisur punën, secili me objektiva të qarta për aktivitetin, në prag edhe të këtij viti zgjedhor.

Socialistët u mblodhën sot (2 shtator)  në orën 10:00 në kryesinë e kuvendit, për herë të parë nën drejtimin e Niko Peleshit si kreu i ri i grupit. Direkivat që iu dhanë një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, Peleshi ua përcolli deputetëve duke njoftuar mbajtjen e një tjetër retreat-I pas atij të qeverisë, që fokusin do ta ketë tek komunikimi publik dhe angazhimi më I madh i ligjvënësve edhe në rrjetet sociale e daljet mediatike.

Angazhim maksimal u kërkua edhe nga ministrat, të cilëve kryetarja e re e parlamentit, Elisa Spiropali u kërkoi gjatë mbledhjes të jenë aktivë në seancat plenare sa herë që diskutohen projektligje që lidhen me dikasteret e tyre.

Ndërsa tek demokratët, ndryshe nga socialistët tensioni politik rrezatohet më lehtë.  Gazment Bardhi foli për aksion të gjithanshëm pas mbledhjes së grupit të PD-së në selinë blu, me realizimin e të vetmit objektiv pas të cilit demokratët janë kapur fort “Zgjedhje të lira e të ndershme”.

“Fokusi kryesor i axhendës tonë parlamentare e aksionit tonë politik do të jetë i fokusuar tek beteja për të garantuar zgjedhjet të lira e të ndershme. Ka një grup dialogu që është funksional dhe duhet të përmbyllë në kohë reformën zgjedhore. Shqipëria duhet të përmbushë rekomandimet e OSBE/ODIHR" tha Bardhi.

Zërat se gjatë mbledhjes deputetët kanë kërkuar nisjen e një sezoni të ri protestash, Gazment Bardhi i mohoi dhe vendimmarrjen ia la strukturave të partisë, por njoftoi një tjetër nisjen e një tjetër aksioni opozitar në parlament, atë përmes komisioneve hetimore, 2 prej të cilave të paralajmëruar si ai për teatrin dhe akuzat opozitare për përfitim të pronave nga familja e Ramës në bregdet. 

S.G/S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm