TIRANË, 5 Mars /ATSH-Gjergji Mima/ - Zv/Kryeministri Niko Peleshi, duke komentuar ngjarjet e sotme në seancën parlamentare thekson se, është koha që opozita të kuptojë se mostolerimi i shantazhit politik është një standard që vendoset në të mirë të të gjithë klasës politike.
Me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", Peleshi shkruan se, "përkrahja e këtij standardi dhe inkurajimi i organeve të drejtësisë, janë pikat ku duhet të bashkohemi, jo të ndahemi".
"Ngjarjet e sotme në Kuvend shkuan në drejtimin e gabuar të rrugës së vjetër", thekson zv/Kryeministri Niko Peleshi./m.m/











