Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS tha se do të ketë një përqendrim të madh në edukimin ushtarak për zhvillimin e mbrojtjes së vendit.
Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria do të rrisë kontributin e saj për paqen në rajon duke shtuar trupat në Kosovë por edhe në Bosnjë Hercegovinë dhe Rumani.
“Edukimi ushtarak do të jetë një komponent i përhershëm i zhvillimit tonë të mbrojtjes vetëm për të siguruar arsimimin e nevojshëm për ushtarakët, por edhe për të kultivuar karakterin dhe ndjenjën e patriotizmit. Ndërkombëtarizimi i edukimit ushtarak për të kontribuar me dije edhe për vendet e rajonit e më gjerë, tashmë ka filluar.
Kurset e formimit të ushtarakut në siguri dhe mbrojtje kanë filluar të zhvillohen në gjuhen angleze me studentë nga shumë vende të NATO-s. Kontributi ynë për paqen në rajon do të shtohet nga viti që vjen me më shumë trupa në KFOR Kosovë, por edhe në Bosnje Hercegovinë dhe në Rumani. Shqipëria sot është eksportuese e paqes, prezente në 8 misione ndërkombëtare, në KFOR Kosovë, Bosnjë, Iraq, Detin Mesdhe, etj”- tha Peleshi.
Lajmi kryesor: