VLORE - Shkaku kryesor i përmbytjeve masive në qytetin e Vlorës është keqmenaxhimi ndër vite i kësaj problematike nga pushteti lokal e qëndor. I këtij mendimi është zv kryeministri Niko Peleshi, i cili ishte sot në Vlorës për të parë nga afër situatën pas përmbytjeve në këtë qytet.
Peleshi në këtë mënyrë shigjetoi edhe ish kryebashkiakun, Shpëtim Gjika, që për 12 vite ka drejtuar këtë qytet. Ai shtoi se situata po monitorohet nga afër dhe se për përmbytjet vetëm në qarkun e Vlorës do kalojnë 4 milionë euro për rastët e emergjencave.
“Është një përmbytje e pazakonshme në fakt por duhet ta them që në fillim që sa për shkak të fenomeneve aq edhe për shkak të mungesës shumë vjeçare të investimeve ndodhin këto përmbytje. Dinamika e zhvillimit të këtij qyteti sidomos qytetit të Vlorës që është rritur shumë në dy dekadat e fundit nuk është shoqëruar me investimet e duhura por dhe me investimet e zgjuara do të thoja unë. Kështu që pa dashur tani ta kaloj përgjegjësine te e shkuara,” tha zv kryeministri Peleshi.
Më herët zv kryeministri ishte në Fier teksa i shoqëruar nga drejtuesit e pushtetit lokal e qëndor u ndal në zonat e përmbytura nga lumi Gjanica. Peleshi gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e implementimit të një projekti afatgjatë që do t’i jepte zgjidhje përfundimtare problemit të përmbytjeve nga lumi Gjanica.
"
Në bashkëpunim me partnerët tanë, kryesisht me BE por dhe me partenrë të tjerë me PNUD-in jemi duke punuar tani, duke investuar 6 milionë euro. Janë 12 apo 16 segmente ku punohet për të disiplinuar argjinaturat e lumenjve, për të mbrojtur tokat nga erozioni pra investime që parandalojnë emergjencat dhe jo investime për të zbutur pasojat e emergjencës", u shpreh Peleshi.
Niko Peleshi u njoh nga afër edhe me problematikat e banorëve të zonave të përmbytura.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Beograd/ Ministri i Jashtëm flet me zyrtarin amerikan: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
5 Shkurt, 22:50
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës
5 Shkurt, 22:40
-
'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet
5 Shkurt, 22:30
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Darka me kryebashkiakët e samitit 'Pakti i Qyteteve të Lira', Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë
5 Shkurt, 21:18