I ashpër ka qenë reagimi i Ervin Salianjit ndaj akuzave të Flamur Nokës, se po përdoret nga kryeministri Edi Rama. Duke publikuar një foto të Nokës si kloun dhe duke iu drejtuar me disa epitete si “Flamur Çupëlina”, “kone”, “bulldogu i Sali kolltukut”, Salianji i bën të qartë sekretarit të përgjithshëm të PD-së, se me regjimin u përball aty ku donte partia, "ndryshe nga Noka që u bë spiun i serbëve sepse nuk e mbante dot burgun".

Në postim, Salianji i thotë Nokës se është një kone që flet pa u menduar, dhe jo siç e mendon ai veten “bulldog të Sali kolltukut”.

"Trimat nuk bëhen me statuse e as me lehje për llogari të kolltukut", i shkruan Salianji. 

Për Salianjnin, problemi më i madh që ka PD sot është se ka në krye klouna dhe se partia është kthyer në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi dhe sulmohen ata që përballen realisht me regjimin. Ndryshe nga ti, i thotë Salianji Nokës, "unë nuk ha jashtëqitjet e shefit vetëm për t’i rënë në sy".

“Flamur Çupëlina, kjo kone që mendon se është bulldog i Sali kolltukut, flet pa menduar dhe shkruan pa kuptuar çfarë thotë.

Mul Çupëlina, unë nuk pyes as për regjimin dhe as ha jashtëqitjet e shefit sic ben ti per ti rene në sy! Qëndrova përballë regjimit dhe u përballa aty ku deshën e kur deshën, ndryshe nga ty që u bëre spiun i serbëve sepse nuk e mbaje dot burgun.

Të kujtohet kur erdhe në burgun e Fierit i trembur dhe kërkoje shoqërues për të hyrë? Të veshëm me fustan dhe të dhamë shoqërues!

Trimat nuk bëhen me statuse e as me lehje për llogari të kolltukut.

Problemi më i madh i PD-së sot është se ka kllouna si ti e është kthyer në një fabrikë ku shpërblehet servilizmi, ngrihet grotesku në piedestal dhe sulmohen ata që përballen realisht me regjimin.

Koha e çyrykëve që jetojnë me urdhra dhe privilegje po mbaron.

Se kush e mban burgun është e provuar por se si e mban turpin një PD e tërë që të mban ty drejtues kjo është drama e PD dhe shoqërisë, e për këtë do vazhdoj te luftoj”, shkruan Salianji.

Postimi i Flamur Nokës

 

Postimi i Ervin Salianjit