Pengmarrja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për kopshtarin e kompleksit 'Golden': Kemi dyshime se ai e di se ku është fshehur trupi i pajetë

TIRANË- SPAK ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin, kopshtari i kompleksit 'Golden' në Shijak, i cili akuzohet lidhur për rrëmbimin me pasojë vdekje dhe fshehje kufome, lidhur me vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës të ndodhur në 17 janar të vitit 2020.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se SPAK ka dyshime të forta se Bexhdili ka dijeni se ku është fshehur trupi i pajetë i Jan Prengës, por nuk e tregon. Kjo sepse vetë Bexhdili ka dëshmuar më herët se në datën 17 janar është telefonuar nga Altin Hajri, i dyshuar si një nga personat kryesorë që ka vënë në zbatim planin për rrëmbimin dhe mbajtjes peng të Jan Prengës, për të marrë një trup të pajetë me një furgon të bardhë dhe se është larguar disa kilometra nga resorti.

Ai thotë se trupin e pajetë ia dorëzoi Altin Hajrit dhe një pjesëtari të familjes Doçi nga Shkodra dhe se më pas nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur, por kjo dëshmi e tij nuk e ka bindur SPAK. Për këtë arsye dy prokurorët Behar Dibra dhe Elida Kaçkini kanë kërkuar burg të përjetshëm për të riun. Ndërkohë, për bashkëpandehurin Olsi Turja, nipi i Hajrave, i akuzuar se ka penguar në zbulimin e së vërtetës, SPAK kërkoi në pretencë, dënimin me 3 vite burgim.  Nga ana tjetër, për të akuzuarit e tjerë, Dritan Rexhepi që sipas SPAK porositi pengmarrjen e Jan Prengës dhe Gentjan Funiqin (Doçi) i konsideruar si 'truri i këtij operacioni' , hetimet vazhdojnë në çështje të ndarë.

Jan Prenga me profesion mobilier, u rrëmbye në Kamëz ku edhe jetonte me familjen, kur në rrugën “London” u fut forcërisht në një makinë të autorëve, Range Rover i bardhë, që rezultoi i vjedhur, dhe pas ngjarjes u gjet i djegur në Shkallnur të Durrësit. 49-vjeçari, babai i 5 fëmijëve, e pësoi prej vëllait të tij, Astrit Prenga, korrier i grupeve të trafikantëve të drogës dhe kishte vjedhur 283 kg kokainë në Portin Portsmouth, Angli, që i përkiste Dritan Rexhepit dhe Gentjan Funiqit, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli. Sipas SPAK rrëmbimi është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti të kthente lëndën narkotike. Astrit Prenga është arrestuar në Angli.

Dritan Rexhepi, aktualisht është i burgosur në Ekuador ndërsa Gentjan Funiqi, i shpallur në kërkim ka precedentë penal në fushën e narkotikëve. Sipas SPAK urdhrin e tyre e ekzekutuan Martin Bleta dhe Korado Keshteja të cilët rrëmbyen Jan Prengën, ndërsa Artan Docaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, sipas hetuesve, e vranë më 17 janar 2020.

Me anë të pamjeve filmike, policia provoi se trupi i Jan Prengës kishte qenë Brenda kompleksit “Golden” dhe në atë kohë, arrestoi Leonard Hajri, babain i tij Bajram Hajri dhe kushëririn Elton Hajri, bashkë me Aleks dhe Ardian Doçajn, të cilët me vijimin e hetimeve u lanë të lirë pasi prokuroria tha se nuk provohet që të kenë qenë bashkëpunëtorë në krim.  Altin Hajri, pronar i kompleksit "Golden" në Shijak dyshohet se është personi që mori porosinë për rrëmbimin e Jan Prengës nga një telefonatë prej Ekuadorit nga i dyshuari Dritan Rexhepi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxxx: 07/06/2022 20:15

    Dyhen fakte jo dyshime por spaku esht vari lesht

    Përgjigju
  • Lala: 07/06/2022 15:52

    Dmth ky qe i dha furgonit wsht fajtori i vetem.kurse ata qe nxori kamera duke fut trupin ne furgon jan te pafajshem.gjithashtu edhe ata qe i nxorren pergjimet telefonike qe kishim marr peng ket te shkretin prap te pafajshem.....

    Përgjigju
  • dori: 07/06/2022 15:40

    te tre keta me mbiemrin hajri duhej te ishin ne burgim te perjetshem....

    Përgjigju
  • beni: 07/06/2022 15:15

    polli mali dhe lindi nje miush.Ajde SPAK ajde. Si perfundim i hengri te gjitha ky i shkreti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim