Kopshtari i penduar i 'Golden': Mora trupin e pajetë të Jan Prengës në furgon dhe ia dorëzova Altin Hajrit! Rrëfehet gruaja e 'kokës' së pengmarrjes

TIRANË - Njëri nga pesë të arrestuarit, lidhur më rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Jan Prengës, Festim Bixhdili, gjatë marrjes në pyetje ka rrëfyer detajin që implikon drejtëpërdrejtë pronarin e resortit Altin Hajri dhe një person të familjes Doçi në zhdukjen e trupit të pengut. Ai ka treguar se punonte si kopshtar në kompleksin “Golden” dhe se në datën 17 janar është telefonuar nga Altin Hajri, për të marrë një trup të pajetë me një furgon të bardhë. Bixhdili ka treguar se është larguar me një furgon të bardhë dhe disa kilometra nga resorti, trupin e pajetë ia dorëzoi Altin Hajrit dhe një pjesëtari të familjes Doçi nga Shkodra, të dy persona të shpallur në kërkim.

Më pas, ai ka treguar se u rikthye në resort dhe dorëzoi furgonin. Trupi i i 49-vjeçarit Jan Prenga ende nuk është gjetur nga policia. Dëshmia e Bexhdilit konsiderohet si një nga rrëfimet kyçe që implikon Hajrin dhe familjen Doçi, në pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës.

Altin Hajri, i dyshuar si një nga personat kryesorë që ka vënë në zbatim planin për rrëmbimin dhe mbajtjes peng të Jan Prengës, rezulton të ketë ardhur në Shqipëri në muajin dhjetor 2019. Siç rezulton nga rrëfimi i bashkëshortes së Altin Hajri, me inicialet V.H, Hajri është kthyer në Shqipëri nga Holanda. V.H, ka treguar para oficerëve të policisë se bashkëshorti ka qenë në burg në Holandë, dhe pasi është liruar ka mbërritur në Shqipëri në datën 30 dhjetor 2019. V. H, është pyetur dhe për administrimin e hotelit dhe bizneseve, por ka treguar se nuk ka dijeni se kush merret me to, pasi këto janë prona të familjes dhe jo të një personi të vetëm. Më tej V.H, ka pohuar se ajo qëndron me fëmijët, ku kujdeset për rritjen e tyre duke sqaruar se nuk kishte shumë informacion se me çfarë merrej bashkëshorti i saj.

Mirëpo vetëm 18 ditë pasi Altin Hajri ishte kthyer në Shqipëri, ai vihet në veprim me familjen Doçi në Shkodër për të rrëmbyer dhe mbajtur peng, Jan Prengën, pasi vëllezërit e tij mbanin peng në Angli një sasi prej 283 kg lëndë narkotike kokainë. Nga hetimet për rrëmbimin dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, janë shpallur në kërkim 10 persona, që dyshohet të kenë marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndë kriminale. Sipas burimeve të policisë, personat që besohet se kanë marrë peng rreth orës 10:15 në Kamëz Jan Prengën, janë nga Shkodra dhe Shijaku, ndërkohë nga verifikimi i kamerave ka rezultuar se në 11:30 të drekës mjeti tip “Range-Rover, ka hyrë në ambientet e kompleksit "Golden”.

Deri në këto momente për ketë ngjarje në kërkim janë Dritan Rexhepi, Gentian Doçi, Ardian dhe Artan Doçi, Altin Hajri, M.Bajri,Gentian ose Nik Bleta dhe disa personave të tjerë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Surreli: 04/02/2020 14:20

    Po nje vil vetem me beton ne surrel di gje njeri kur do sekuestrohet se me rroge nuk besoj se e ben njeri vetem pemet qe ka mbjell bejn 1 miljon euro ..me duket se eshte e rames apo jan fjal ..?

    Përgjigju
  • lungomare: 04/02/2020 07:32

    po ne vlore do veproj OFL-ja apo ka frik?

    Përgjigju
    • Safet 21: 04/02/2020 08:52

      Duhete me patjeter se në Vlore me pune te ndershme janë ato biznese qe te mbajnë vetem me buke. Biznese vetem për nje lepirese sheqeri. Kurse luksi i lungomares me droge. Vlonjatet e quajne buken droge e drogen buke. Shpejt te derrmohen gjith minjte!

  • tani: 04/02/2020 07:02

    Ne se KCK do veproj ne Vlore sipas vlonjateve gjithe Vlora do sekuestrohet e pastaj do shpalosen petet e byrekut.Vlora eshte qendra e trafikimit te gjitheckaje.Eshte e nevojshme te kaloj ne site Vlora se ka shume,shume ujqer te egjer.

    Përgjigju
    • Vlore: 04/02/2020 14:28

      O fredo pyete njeher mamin dhe motre do vijn ne vlore per plazh se kemi behar te nxeht ket stin .. mos harro ore beji te fala nga xhuxhi papapa sa qef me ka mua ato..eh more fredi eh sikur ti shihje sa kenaqen ato eh....

    • Fredi: 04/02/2020 09:00

      O Tano mos thuj nga kto gjona se do t hudhen xhuçt ngryk! Hahahahahahaha!

  • Hajde festim hajde: 03/02/2020 23:42

    Hahah e tregoi veten kavajsi. E cuditshme por e vertete. Doli ne origjin si bq qe jane

    Përgjigju
    • Sss: 07/02/2020 08:38

      Eshte me mire heshtja se spiunimi o shok. Se se din me ke ngatrrohesh

    • Titi: 04/02/2020 09:08

      Kurse ti do shkoje vete ne polici...pa te kerku fare POLICIA....

    • UJ00: 04/02/2020 08:28

      Jo kot spo han burg perjete per nje rroge 250 mije lekshe. Vrasjen e kan ba keta per miliona euro, ta mbajne keta.

    • Per ty: 04/02/2020 08:04

      Ska pune nga eshte. Por fakti qe eshte kopshtar eshte njeri jo problematik. Dhe nuk I ban kto gjojna kur hy Brenda. Fillon e zberthehet. Se nuk eshte rrahur ndonjehere me kto gjojna.

  • komento: 03/02/2020 23:35

    Si ke mundesi qe dolen te gjitha fotot, duke perfshire edhe kopshtarin, por akoma nuk ma kane zene syte foton e atij me mbiemer doci nga shkodra? kur dikush shpallet ne kerkim duhet qe edhe opinioni publik ta dij se per ke behet fjale... une ndoshta jam shembyer ose e takuar sot me te, por duke mos pasur nje foto te tijen, si mund ta di nese behet fjale per nje person ne kerkim?! pastaj ai tjetri po nga shkodra me mbiemrer bajri, ne fillim ishte i vetmi qe nuk j'u permend emri por vetem mbiemri, pastaj u hoq fare nga lista. ketu i vetmi qe do kalbet ne burg eshte kopshtari

    Përgjigju
  • Qamil: 03/02/2020 23:27

    Po ato familje qe mbahe me buke nga keto biznese. Do filloj do haj njeriu njeriun duroni dhe pak

    Përgjigju
    • Buti poradecar me verë: 04/02/2020 07:39

      Ti Qamil me emër qytyku do jesh njëri nga sklleverit e tyre i pazot!

  • Sylejmën Osman Baba: 03/02/2020 21:16

    Urgjente shpejte në Vlore për sekuestro të tjera!

    Përgjigju
    • Beso: 03/02/2020 22:15

      Ka më shumë Tirana o Mëni

  • Santa Quaranta: 03/02/2020 20:57

    Ka gjithmone nje vije te kuqe qe nuk duhet kaluar ore trima dhe ju e kaluat!! Ja pafshi hajrin ju dhe gjithe te tjeret!!

    Përgjigju
  • Ilir Hoxha: 03/02/2020 20:52

    Kjo që po bën sot ,duhet të ishte bërë para 20 vitesh,bravo qeverria me EDI RAmen .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar

Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar