TIRANE - U raportua si një pengmarrje në Tiranë, por në fakt rezultoi se ishte një konflikt mes kushërinjsh të komunitetit rom për një borxh prej 15 mijë lekësh. Kjo është shuma e parave që Xhevahit Kera, tashmë i shpallur në kërkim nga policia, i ka kërkuar djalit të xhaxhait Ylber Kera. 39-vjeçari ishte duke ecur me djalin 7-vjeçar në trotuarin pranë shkollës "Bajram Curri" për tu kthyer për në banesën e tyre, kur kushëriri i tij ka zbritur nga një makinë tip Meercedez Benz dhe i ka kërkuar me ngulm 15 mijë lekë borxh.
Ylber Kera, i cili rezulton se është pronar i një lokali në zonën e Alliasit, i ka thënë se nuk e kishte këtë shumë parash me vete, por kushëriri ka këmbëngulur të flasë me të duke i thënë të hipë në makinë. Sipas dëshmisë së të miturit, i ati i tij u mor forcërisht në automjet dhe u largua me të afërmin në drejtim të paditur. Pas kërkimeve të shumta, policia arriti të gjente vendndodhjen e tij në një lokal në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet, pranë zonës së nënstacionit elektrik.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, pak pasi e ka mbajtur në makinë Xhevahit Kera është bindur se kushëriri i tij nuk i kishte lekët që i duheshin dhe ndaj e ka zbritur në rrugën "Siri Kodra" ku dhe u konstatua nga ana e policisë. Ylber Kera u gjet i ulur në një lokal në gjendje të dehur.
Sipas deklarimeve që ai ka dhënë në polici, nuk ishte hera e parë që kushëriri i kërkonte lekë borxh, ndërsa në disa raste të tjera i ka marrë edhe sende të tij personale si celular.

Foto të tjera..
(Vendi ku u lirua pengu)
Dëshmia e fëmijës në polici
Ndërkohë fëmija 7-vjeçar ka mbetur i vetëm në rrugë e pas lajmërimit të të afërmve ai është marrë nga policia për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen e rëndë. Sipas tij, ata kanë qenë në rrugë duke ecur përdore kur babai i tij ka debatuar me disa persona që dolën nga një makinë.
Duket se debati, sipas fëmijës nuk ka zgjatur shumë dhe ata e morën me forcë të atij dhe e futën në automjet. “Pasi e futën me forcë në makinë, makina u largua me shpejtësi” ka treguar djali, sipas burimeve të policise.
"Ishim duke ecur dore për dore në rrugë të dy bashkë. Zbresin tre persona nga makina Benz. Fillojnë të debatojnë me babin dhe pastaj e marrin me force në makinë dhe largohen me shpejtësi"-mësohet të ketë thënë fëmija para efektivëve

(Policia në ndjekje të autorëve)
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..(Vendi ku u lirua pengu)

VIDEO