Një i moshuar i cili pretendon se pensioni që i është lidhur duhet të jetë më i lartë, mund të plotësojë një formular të veçantë për të kërkuar rillogaritje. Formulari i mëposhtëm tërhiqet pranë drejtorive të ISSH në çdo qytet dhe plotësohet nga vet të moshuarit.

Për të përfituar pension të moshuarit duhet të dorëzojnë dhe dokumentat e mëposhtme: Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punës. Mandat-pagesat për derdhjen e kontributeve.

Librezë kontributesh. Vërtetim për periudhën e Shërbimit të Detyrueshëm Ushtarak. Certifikatë martese (e detyrueshme vetëm për femrat). Vërtetim i pagesës së papunësisë (asistencë). Diploma e shkollës së lartë. Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë. Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij. Dëshmi penaliteti – vërtetim i gjendjes gjyqësore. Certifikatë lindje e fëmijëve (për nënat me shumë fëmijë). Certifikatë martese e fëmijëve (për nënat me shumë fëmijë).

Certifikatë  vdekje për fëmije (për nënat me shumë fëmijë). Vërtetim për Pagesën kalimtare si ushtarak. Vërtetim për ushtrim të aktivitetit privat. Vërtetim si kërkues pune. Vërtetim për pagesën e energjisë elektrike. Deklaratë për kompensimin e energjisë. Vërtetim nga qendra e fundit e punës. Vërtetim nga gjendja civile. Vërtetim për llojin e punës (në kushtet e kategorisë së parë).



Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com

Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)