TIRANE- Personat të cilët do të dalin në pension nga 1 janari i vitit 2015 në llogaritjen e pensionit të tyre nuk do të kenë kompensime të çmimit të dritave e të bukës. Sipas ligjit të ri, pensionistët e pas 2015 nuk do të kenë ndarje të pensionit bazë plus kompensime, por vetëm pension pleqërie.

Po vitin e ardhshëm për shkak të llogaritjes së pensionit është parashikuar që të ketë vetëm një pagë minimale dhe jo dy sikurse ekzistojnë sot.