Pensionet, llogaritja për vitet
e punës para dhe pas vitit 1994

Pensionet, llogaritja për vitet<br />e punës para dhe pas vitit 1994
TIRANE- Personat që kanë punuar në administratën publike para 1994-s, do të marrin një pension duke filluar nga 16 mijë lekë. Paga për këto vite nuk i kalonte shifrat e 8 mijë e 500 lekë, për këtë arsye Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka miratuar koeficientin 8.59 për të shumëzuar pagat për secilin pozicion pune.

Në këtë mënyrë një pagë prej 5.754 lekësh, para vitit 1994 shumëzohet me koeficientin 8.59 dhe del shuma 49 mijë e 400 lekë. Kontributi i kësaj page për një vit, në momentin që do të llogaritet pensioni do të jetë 494 lekë, (1% e pagës). Pra një person i cili ka punuar për 10 vjet me këtë pagë, para 1994-s, shuma që do t’i llogaritet për pensionin do të jetë 4.940 lekë.

Pas 1994-s, pagat filluan të rriteshin dhe për këtë arsye koeficienti që shumëzohet secila pagë vjen duke u ulur. Në rast se një person që ka vazhduar punën në administratë apo në biznese private, ka derdhur kontribute me një pagë prej 30 mijë lekësh për 25 vite, atëherë pensioni i tij (duke bashkuar dhe vitet para 1994-s), do të jetë minimumi 19 mijë lekë.



 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron