Pensionet, marrëveshja me Austrinë
Klosi: Përfitojnë mijëra emigrantë

Pensionet, marrëveshja me Austrinë<br />Klosi: Përfitojnë mijëra emigrantë
Shqipëria dhe Austria kanë nënshkruar një marrëveshje për njohjen e ndërsjelltë të kontributeve shoqërore për pensionet e qytetarëve që jetojnë apo punojnë në të dy shtetet.

Marrëveshja u nënshkrua Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi dhe homologu i tij Alois Stoger. Klosi tha se nga marrëveshja do përfitojnë dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë që kanë punuar apo punojnë aktualisht në Austri.

‘’Këto rregulla të dakortësuara, garantojnë që personat që lëviznin nga një vend në tjetrin të ruajnë të drejtat e fituara.Qytetarët shqiptare që janë pa nënshtesi dhe kanë qenë të punësuar në mënyrë legale, për aq vite sa kanë kontribuar, përfitojnë’’,-u shpreh Klosi. 

Ministri Federal i Punës së Austrise Alois Stoger, përshëndeti marrëveshjen dhe bashkëpunimin e afërt mes dy Qeverive. Ai tha se marrëveshja do u vijë në ndihmë jo vetëm emigrantëve shqiptarë në Austri, por do kontribuojë edhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje për sigurinë sociale është në interes të Austrisë, dhe shpresoj që e tillë të jetë edhe për Shqipërinë. Bashkëpunimi mes dy vendeve në këtë mënyrë thellohet, dhe kontribuojnë për krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës. Marrëveshja ofron një bazë të qëndrueshme ligjore për marrëdhëniet e dy vendeve në sektorin e sigurisë sociale”,-u shpreh Stoger. 
 
Klosi tha se Ministria po punon për marrëveshje të ngjashme me Anglinë e Kanadanë, por edhe me shtete më numër shumë të madh emigrantësh shqiptarë, si Italia e Greqia.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)