Pesë mijë persona që sot nuk përfitojnë asnjë vlerë monetare, pasi nuk kanë përmbushur vitet e punës, që nga një janari i 2015 do të marrin pension social. Sipas ligjit mjafton që këta persona të jenë mbi 70 vjeç, pa të ardhura dhe rezidentë në Shqipëri për të përfituar këtë pagesë mujore. Në buxhetin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, i cili për vitin e ardhshëm kap vlerën e 76 miliardë lekëve, një pjesë e konsiderueshme e tij do të shkojë për skemën e re të pensioneve që do të aplikohet si dhe për skemën e sigurimeve shoqërore. “Për herë të parë do të kemi aplikimin e skemës së pensionit social, nga i cili në vitin e parë përfitojnë 5 mijë qytetarë. Ju kujtoj qytetarë që sot përfitojnë zero për shkak se nuk kanë plotësuar vitet e tyre të punës, dhe që janë rreth 5 mijë prej tyre që për herë të parë do të fitojnë vitin tjetër”, tha Veliaj. Në buxhetin për vitin e ardhshëm u shpreh Veliaj, janë parashikuar më shumë fonde edhe për aftësinë e kufizuar. 10 milionë lekë më shumë se në 2014 tha se ndërkohë që do të ndryshojë mënyra e vlerësimin për aftësinë e kufizuar, për të hequr nga skema abuzuesit. Në buxhetin e MMRS për 2015 është parashikuar dhe një fond për arsimin profesional, i cili shkon në 1.9 miliardë lekë. Po kështu rritje do të ketë edhe fondi për ish të përndjekurit me 11% krahasuar me një vit më parë, ose nga 18 milion dollarë në 20 milion dollarë.
/Shqiptarja.com









