Disa pensionistë kanë menduar të krijojnë një kalendar, duke iu referuar skenave të disa filmave. Nga Blues Brothers, Rocky, James Bond dhe Mary Poppins, të moshuarit kanë pozuar si artistë të vërtetë, duke dashur të bëjnë diçka krejt ndryshe nga të qëndruarit duarkryq apo duke luajtur me letra në një azil. 

Më i moshuari nga të ashtuqujturit modelë, është i moshës 98-vjeçare dhe më i riu në moshë është 76-vjeç. Të gjithë jetojnë në një shtëpi pritje për moshën e tretë në Essen të Gjermanisë.

Duke dashur të largojnë konceptin e krijuar për një azil, ata janë kthyer në modelë duke pozuar për një kalendar, i cili është cilësuar nga mediat gjermane si kalendari më i mirë i të gjitha kohërave. 

Falë disa stilistëve dhe fotografëve profesionistë, secili prej tyre ka mundur të zgjedhë filmin e preferuar dhe janë veshur si aktorët e filmit përkatës. Ky ka qenë një sukses i vërtetë, pasi janë shitur 5000 kalendarë.

pensioniste
FOTO të tjera


(v.gj/shqiptarja.com)