Pensionistët e punësuar edhe 75 vjeç paguajnë siguracione! INSTAT: 16.4% e të punësuarve në 2021 janë mbi 65 vjeç, mosha e tretë në nevojë për të ardhura

Flutura Xhabija nga Shkodra, është 75 vjeçe dhe sot drejton një studio përkthimesh. Moshën e pensionit e ka mbushur prej 10 vjetësh. Por ajo paguan ende sigurime shoqërore. Referuar INSTAT, 16.4% e të punësuarve në Shqipëri gjatë vitit 2021 janë mbi 65 vjeç.

“Paguaj sigurime, pak më pak, por paguaj. Pensioni është qesharak. Është shumë qesharak megjithëse kam 50 vjet punë, 18 vjet në shtet, 31 vjet i paguaj shtetit pra jam taksapaguese që vazhdoj edhe sot dhe prap më merr sepse thotë i ke zënë vendin një tjetri. Çfarë logjike që s’ka ku ta kapësh. Unë nuk ia zë askujt vendin por gjeta punën time dhe kam punësuar sa përkthyes dhe kam mësuar edhe përkthyes”, thotë ajo për kamerën e Report Tv.

Flutura tregon se pa punën dhe mbështetjen e fëmijëve nuk do të ia dilte me pensionin që merr dhe nuk shikon asnjë mbështetje nga qeveria për këtë kategori

“Në vëmendje të qeverisë s’ka qenë kurrë. Kjo ka qenë si dominot që preke vetëm atëherë kur është për të shtyrë. Më shumë se duhet të jepte shteti të cilin ne e paguajmë askush tjetër”, u shpreh ajo.

Megjithatë nuk ka shenja që kjo kategorie të lehtësohet nga shteti. Nënkryetarja e Komisionit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Klodiana Spahiu thotë se pensionistët nuk mund të përjashtohen nga skema e sigurimeve shoqërore.

“Është duke u diskutuar që në momentin që këta pensionistë kanë punuar post pensionit t’i rikthehet post pensionit që ata kanë marrë. Paguajnë sigurime shoqërore, kjo është një mënyrë për të mos prishur skemën e sigurimeve shoqërore. Objektivi është që të arrijmë të rrisim pensionet që te kenë dinjitet edhe pensionistët. Do të insistoj që ky objektiv të realizohet”, tha Spahiu.

Qeveria është zotuar se do të rrisë pensionet deri në vitin 2023 madje, sipas Ministres së Financave dhe Ekonomisë skema do të ndryshojë për t’i ofruar më shumë lehtësira qytetarëve.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU