Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar listën e personave që do të dalin para Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë në Punës, për të përcaktuar nëse do ta marrin pensionin e invaliditetit ose jo. Janë 311 persona të cilët nga data 8 gusht deri në 11 shtator do të dalin para komisionit. Kontrollet që do zhvillohen janë eko zemre, prova ushtrimore, koronografi etj.
ISSH thotë se të gjithë individët duhet të respektojnë kalendarin dhe oraret e përcaktuara.
( Kliko këtu ) për listën e plotë të personave që do të paraqiten në KMCAP epror për muajin gusht 2018
Pensioni
Merr pension invaliditeti të plotë personi i siguruar që ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit. Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencë së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror. Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti. Të ketë humbur plotësisht aftësinë për punë, jo për shkak të aksidentit në punë apo sëmundjes profesionale. E drejta për të përfituar pension invaliditeti të plotë fillon pas mbarimit të periudhës 6 mujore të trajtimit me raport mjeksor për paaftësi të përkohshme në punë. Vlerësimi nga KMCAP duhet të bëhet në muajin e pestë ose të gjashtë, para përfundimit të kësaj periudhe.
Masa e përfitimit
Masa mujore e pensionit të plotë të invaliditetit përbëhet nga pensioni bazë dhe nga një shtesë pensioni që llogaritet si pensioni i pleqërisë. Shuma bazë e pensionit iu jepet gjithë personave të siguruar. Shtesa që iu jepet personave të punësuar, është 1 % për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme neto, që i siguruari ka arritur nëpërmjet kontributeve gjatë gjithë historisë së tij kontributive. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi.
Dokumentacioni
Për të përfituar pension të plotë të invaliditetit përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në ALSSH të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendje civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të invaliditetit.
Përfituesi për pension të plotë të invaliditetit ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentat e mëposhtme:
a) Dokumentat që vërtetojnë moshën dhe identitetin:
– Fotokopje e letërnjoftimit elektronik, ose çertifikatë lindjeje me fotografi;
– Çertifikatë e gjendjes familjare;
– Çertifikatë martese (vetëm për aplikueset femra);
– Dy copë fotografi.
b) Dokumentat që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:
– Libreza e punës;
– Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj;
– Vërtetim për periudhën e sigurimit, e lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare, si dhe të siguruarit sipas VKM;
– Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (nëse shikohet e arsyeshme);
– Vërtetim i vjetërsisë në punë për ish-anëtarët e kooperativave bujqësore, para vitit 1992;
– Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj);
– Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët;
– Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna);
– Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë;
– Vërtetim nga punëdhënësi për profesionin dhe natyrën e punës;
– Këto dokumenta, për efekt përfitimi pensioni invaliditeti, do të pranohen kur personi nuk ka mbushur moshën e pensionit të pleqërisë.
c) Dokumentat që vërtetojnë të ardhurat e realizuara:
– Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994);- Vërtetim i pagës mesatare neto, për vitin e fundit të punës;
– Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.
d) Dokumentat që vërtetojnë gjendjen shëndetësore:
– Fletë-drejtimi për në KMCAP, lëshuar nga institucione shëndetësore me shtretër, (Spital), shoqëruar me fletë-dalje nga spitali, ekzaminime e dokumenta të tjera plotësuese, të kërkuara kur del për herë të parë në KMCAP;
– Fletë-drejtimi nga KML për ato gjëndje shëndetësore, që nuk janë objekt trajtimi në spital, sipas përcaktimit në Rregullore;
– Epikrizë përcjellëse, lëshuar nga mjekë specialistë, apo konsulta e shoqëruar me egzaminimet e nevojshme. Kur del për rikontroll duhet shoqëruar me egzaminimet përkatëse zyrtare;
– Kartela personale dhe libri i shëndetit për të vërtetuar ecurinë e sëmundjes, ndjekjen dhe trajtimin mjekësor me ilaçe;
– Fletë-drejtimi për KMCAP, që vërteton rëndimin e gjëndjes shëndetësore, e vlefshme për KMCAP, para afatit të rikontrollit;
– Raport mjekësor lëshuar nga Komisioni Mjekësor, që përcakton gjëndjen shëndetësore dhe aftësinë për punë (para fillimit të punësimit ose të përfshirjes në çdo skemë sigurimi);
– Raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU pranë SQU, për ushtarët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak;
– Vërtetim për pagesën e paaftësisë për punë, shkaktuar nga një sëmundje e përgjithshme (për punëmarrësin).
5. Shqyrtimi i kërkesës dhe vlerësimi i KMCAP-it:
a) Dokumentacioni i mësipërm i dorëzohet mjekut të ekspertizës, i cili pas verifikimit të nevojshëm njofton datën për të kaluar në KMCAP, ose i kthen mbrapsht dokumentat per pasaktësi;
b) KMCAP në mbledhjen e tij shqyrton paraprakisht dokumentat, njofton dhe egzaminon të sëmurin, merr vendimin përkatës jo në prani të tij, dhe kryetari i KMCAP-it ia komunikon zyrtarisht të sëmurit gojarisht dhe nëpërmjet vërtetimit tip;
c) Kundër këtij vendimi i sëmuri ose invalidi mund të ankohet tek KMCAP-i epror.
Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në DRSSH përkatëse.
Oooo shtete kur.. e po ça jane kete kerkesa sa nje male me dosje ..po nje pensino 60 ero do jepni E keni bo vargun e dokumendtave se me qene tu shku astronaut ne hene ..oooo kur...va
PërgjigjuE shikon qe genjen o Edi Rama Ke thene qe qytetaret nuk kane nevoje pe certifikata etj si kane vete institucionet Turp qe genjeni Rrofte PPP o Edi Mire te kemi Vilmen pa te tjerat zgjidhen 100 here turp
Përgjigju