Një pensionist nga Vlora është ekstraduar në Itali pasi akuzohet për “Krimeve seksuale me një vajzë të mitur nën 14 vjeç”. Ndaj 69-vjeçarit Ahmet Dedej ka mbëritur një urdhër arresti dhe më pas një kërkesë për ekstradim nga Gjykata e Salernos në Itali pasi i moshuari ka detyruar një vajzë 14 vjeçare të zhvishet në kameran e internetit dhe të kryejë veprime seksuale në chat.
Këtë gjë ai ka arritur ta kryejë në rrjetin social Facebook ku ka bindur një vajzë të mitur nën 14 vjeç që të zhvishej lakuriq dhe të kryente veprime seksuale. Në çastin kur e mitura e ka refuzuar diçka të tillë, ky shtetas e ka kërcënuar se do ta publikonte materialin e filmuar, duke e detyruar që të zhvishej përsëri dhe të kryente veprime me natyrë seksuale.
Më pas rezulton se shtetasi Ahmet Dedej i ka publikuar videot në profile të ndryshme në Facebook, duke i dërguar edhe tek miqtë dhe të afërmit dhe familjarët e të miturës. Nisur nga kjo situatë, kundër këtij personi është bërë kallëzim penal, dhe për pasojë është nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar. Ahmet Dedej është arrestuar ndërsa pak ditë më parë Gjykata e Tiranës vendosi të ekstradojë në Itali pensionistin nga Vlora.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com