Francesco Sicignano, pensionist italian i cili pesë ditë më parë vrau grabitësin shqiptar i cili i hyri në shtëpinë e tij për ta grabitur, duke folur për mediet ai mbron veprimin e tij për vetëmbrojtje. Madje, pensionist thotë se çdo kush duhet të jetë i lirë të ketë armë për t’u mbrojtur.

“Nuk dua të flas në televizion për këtë histori sepse ju gjithmonë bëni thashetheme. Po flas në kundërshtim me këshillin e avokatit tim”, thotë pensionisti.

Ai më tej tregon për problemet që i kanë ardhur në familje pas kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Gruaja ime merr ilaçe gjumi, unë fle pak dhe nuk fle natën. Fle vetëm kur është ditë dhe do të jetoj edhe sa kohë të ma lejojë këtë gjë fiziku. Vajza ime u pushua nga puna sepse nuk fle mjaftueshëm, Kjo nuk duhet të kishte ndodhur”, tregon ai duke folur për Canale 5. “Kush thotë se duhet të kisha qëlluar në ajër është idiot.”
gjergji
(Në foto: Gjergji Gjoni, 22-vjeçari që mbeti i vrarë)

Ndërsa duke folur për 22-vjeçarin shqiptar, Gjergji Gjoni që mbeti i vrarë, italiani thotë se ai nuk meriton respekt.

“Për mua do të ishte shumë më mirë që të kishte mbijetuar. Kur thirra ambulancën ai merrte ende frymë. Por, mos më fajësoni mua ishte faji i atij sepse nuk duhet të hynte në shtëpinë e tjetrit natën”, përfundon pensionisti.