Pep Guardiola hidhëron tifozët e
Manchester City: Harrojeni Messin

Pep Guardiola hidhëron tifozët e<br />Manchester City: Harrojeni Messin
Pep Guardiola është prezantuar zyrtarisht në Angli duke marrë drejtimin e Manchester City, por me një lajm të hidhur për tifozët e ekipit të ri.
 
Tifozët e City-t shpresonin shumë që Pep do të ishte njeriu i duhur për të bindur Lionel Messin për t’u transferuar në Angli, por përgjigja e teknikut  ka qenë “Nuk do ta blejmë, më vjen keq. Ai do ta mbyllë karrierën te Barcelona”.
 
Spanjolli ka premtuar para tifozëve se do të bëjë gjithçka për ka bërë Manchester City një nga klubet më të mira në botë.
 
“Dua të fitoj çdo ndeshje me një stil loje që do t’i bëjë krenarë tifozët” theksoi ai.
 
Pep nuk iu shmang pyetjes në lidhje me përplasjet e bankinave, pasi do të ndeshet sërish me Mourinho që drejton rivalët e qytetit, por edhe me Klopp.
 
“Tifozët nuk vijnë në stadium të shohin trajnerët, por lojtarët. Këtu ka trajner si Jose Mourinho, Jurgen Klopp dhe Antonio Conte dhe arsyeja se pse jemi këtu, është që të ndihmojmë lojtarët” deklaroi Guardiola.
 
Në fund të intervistës së parë pas prezantimit, ish- trajneri i Barcelonës dhe Bayernit bëri edhe batuta e para.
 
“Kërkoj pak kohë për të kuptuar lojtarët e mi, për t’i përqafuar dhe për t’i marrë me shkelma b***”.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re