Pep Guardiola jep sinjale largimi: Ndjej se puna ka mbaruar, i mirëpres kritikat

Pep Guardiola jep sinjale largimi: Ndjej se puna ka mbaruar, i mirëpres kritikat

Josep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Josep Guardiola ka pranuar se "ndjen se puna e tij ka përfunduar", kjo pas suksesit të Ciy-t në Kupën e Botës për Klube dhe pesë trofeve të fituar në vitin kalendarik 2023.

City, i cili fitoi tripletën në kampionatin e sezonit të kaluar, është i pesti në renditjen e ligës. Megjithatë, skuadra ka luajtur dy ndeshje më pak se Liverpool, që është në krye. City do të përballet me Evertonin në transfertë këtë të mërkurën mbrëma.

"Tani të shkojmë në dyqan, blejmë një libër tjetër dhe fillojmë të shkruajmë përsëri", tha Guardiola për grumbullimin e madh të trofeve të ekipit të tij. Tripleta e Premier League, FA Cup dhe Champions League e Cityt sezonin e kaluar u pasua nga një fitore e Superkupës UEFA në gusht.

Fitorja 4-0 ndaj skuadrës braziliane Fluminense në finalen e turneut të Kupës së Botës për Klube i solli Cityt trofeun e pestë të vitit kalendarik.

City i Guardiolës u bë klubi i parë anglez që pati sukses në këtë lloj niveli. “Kam ndjenjën se puna ka përfunduar", tha ai për BBC.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër